E enjte, 11 Gusht 2016
Prizren – Deputeti i Nismës nga Prizreni, Zafir Berisha ka kritikuar ashpër festivalin “DokuFest”. Sipas tij, ky festival ka dal nga rruga që ishte nisur.
Berisha tha se organizatorët e këtij festivali, nëse nuk “kthjellohen”, do të lënë Prizrenin pa “DokuFest”
“I filluar si një eveniment shumë i rëndësishëm artistik para shumë viteve ‘DokuFest ka filluar të devijojë nga misioni i tij, dhe duke tentuar me u bë interesant ata kanë filluar me kalu në banalitet dhe në promovim të antivlerave”, ka shkruar Berisha në Facebook.
“Rastësisht duke kaluar në “Sheshin e Dëshmorëve” u ndala me e shiku një këndë të ngritur nga organizatorët e “DokuFest”-it me fotografi. U befasova me fotografi pa kurrfarë vlere artistike dhe me mesazhe çoroditëse”.
“Përpos që me ra me pa një kafshë të vdekur sipas përshkrimit jo të ngordhur befasues ishte përshkrimi i një fotografie ku shiheshin duart e lidhura të një viktime, por nuk ishin të sigurt organizatorë se ishte bë nga forcat serbe apo UÇK-ja”.
Këta tipa shkojnë edhe më larg dhe përmes shkrimit të një fotografi sipas tyre të 2004 njoftojnë opinionin se si shqiptarët i kanë djegur shtëpitë e serbëve dhe ata nuk kanë ku të flenë”.
“Se “DokuFest”-i, ka dalë nga rruga në të cilën është nisur, ka vite që flitet në Prizren, mirëpo unë nga dëshira që ky eveniment artistik të ketë suksese i kam dalë në mbrojtje edhe atëherë kur nuk e kanë merituar me i mbështet”.
“Ky festival i vlerave kulturore dhe artistike ka bërë promovim të jashtëzakonshëm të qytetit tonë dhe Kosovës, mirëpo për hirë të kësaj, nuk mundemi mos me e thënë se “DokuFest”-i po rrëshqet në “promovim” të llojit të drogave, prostitucionit dhe degjenerimit të rinis në të ashtqujturat “kampe vullnetarësh…”.
“Nëse për këto dukuri devijonte kem menduar se organizatorët dhe organet e rendit do t’i sanojnë nuk mundet me u leju që këta ,,ipika,, me promovua politikën fashiste të Serbisë dhe Dic Martit për UÇK-në”.
Organizatorët e ‘DokuFest’-it nëse nuk e marrin vetën dhe kthjellohen kam frikë,pas një kohe, se si kanë fillu do ta lënë Prizrenin pa “DokuFest”.