Zafiri në koalicion me LDK-në në Dragash


E diel, 17 Nëntor 2013

Bashkimi Demokratik i Zafir Berishës, në balotazhin e 1 dhjetorit, do të mbështes edhe në Dragash, kanidatin e LDK-së, Fatmir Mehmetin. Koalicioni në mes të këtyre dy subjekteve politike dhe Ballit Kombëtar është zyrtarizuar sot në Prizren.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Dragashit, Fatmir Mehmeti,tha se ky koalicion dhe bashkim mbledhë rreth vetes një energji të përbashkët që synim e ka fitoren dhe ndryshimet pozitive në favor të qytetarëve të komunës së Dragashit,transmeton TV Prizreni.

Në aktin e nëshkrimit të kësaj marrëveshje në Prizren, të pranishëm kanë qenë kryetari i LDK-së në Prizren, Eqrem Kryeziu dhe ai i BD-së, Zafir Berisha.
Kryeziu dhe Berisha janë shprehur të bindur se koalicioni i arritur në Prizren dhe në Dragash, do të reflektojë pozitivisht në garën e balotazhit në këto dy komuna.

Etiketa: , , , ,