Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, politikanët dhe analistët me pikëpamje të ndryshme

Prizren Post | 12:30 - 13.08.2016

Shkup – Marrëveshja Kornizë e Ohrit e cila u nënshkrua më datë 13 gusht të vitit 2001 është një marrëveshje për sigurimin e të ardhmes dhe demokracisë në Maqedoni, si dhe mundësimin e zhvillimit të marrëdhënieve më të afërta dhe më të integruara ndërmjet Maqedonisë dhe bashkësisë euro-atlantike, njëjtë dhe promovimin e zhvillimit të qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të vendit.

Sot, 15 vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, mendimet e politikanëve, ekspertëve, analistëve dhe publikut të gjerë janë të ndryshme. Në një prononcim për Anadolu Agency (AA) disa prej tyre thonë se kjo marrëveshje ka kontribuar në ndërtimin e një shteti dhe shoqërie multi-etnike, e cila garanton dhe promovon të drejtat e komuniteteve etnike pakicë, ndërkohë disa të tjerë mendojnë se ende duhet të implementohen disa çështje të marrëveshjes.


Arivisti Company