Zëvendëskomandanti i FSK-së mund të jetë serb, vetëm nëse i plotëson kushtet


E mërkurë, 30 Maj 2018

Prishtinë – Deputeti i Nisma socialdemokrate, Haxhi Shala ka theksuar se emërimi i zëvendëskomandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), do të duhej të ndodhte vetëm nëse kandidati i plotëson kushtet e kërkuara.

Ai ka theksuar se ushtria ka hierarki e cila do të duhet të respektohet, dhe se emërimi në këtë post pa e pasur gradën që kërkohet, janë në kundërshtim me rregulloret e këtij institucioni.

“Nuk kemi pasur kërkesa as nga faktori ndërkombëtar për të bërë këso emërime. Ata e respektojnë hierarkinë e FSK-në dhe mënyrën si është ndërtuar ajo”, ka shtuar Shala.

Etiketa: ,