Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Zyrtarët e FIFA-s vizitojnë klubin kosovar (Foto)

Prizren Post | 20:25 - 15.07.2016

Sot në Drenas, në ambientet e klubit të Feronikelit, kanë qëndruar zyrtarët e FIFA-së, të shoqëruar nga ata të FFK-së.

Delegacioni me zyrtarë të FIFA-së dhe FFK-së, të prirë nga Presidenti i federatës së futbollit, Fadil Vokrri dhe sekretari Eroll Salihu, u pritën nga kryetari i klubit Ekrem Elshani dhe sekretari Isak Smajli.

Zyrtarët e FIFA-së u interesuan nga afër për organizimin e klubit, për kushtet infrastrukturore e buxhetore.

Delegacioni i përbërë nga zyrtarët e FIFA-së dhe të FFK-së vizituan stadiumin “Rexhep Rexhepi” dhe qendrën stërvitore, donacion nga Bashkimi Evropian.

Ata pasi u njohën me organizmin e klubit, patën edhe një bisedë me kryetrajnerin Afrim Tovërlani, ku nga afër ndoqën seancën stërvitore të orës 10-të.

Pastaj delegacioni qëndroi edhe në qendrën stërvitore, donacion nga BE-ja, për tu njohur nga afër me infrastrukturën që ka klubi momentalisht.

fifa-2

fifa-3

fifa-4


Arivisti Company