{"id":41677,"date":"2026-06-20T16:55:55","date_gmt":"2026-06-20T14:55:55","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/inside-rozeta-hajdaris-whatsapp-the-terrifying-conversations-about-state-reserves\/"},"modified":"2026-06-20T16:55:55","modified_gmt":"2026-06-20T14:55:55","slug":"inside-rozeta-hajdaris-whatsapp-the-terrifying-conversations-about-state-reserves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/inside-rozeta-hajdaris-whatsapp-the-terrifying-conversations-about-state-reserves\/","title":{"rendered":"Inside Rozeta Hajdari&#8217;s WhatsApp &#8211; the terrifying conversations about State Reserves"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/IMG_0692.jpeg\" style=\"width:100%;height:auto;margin-bottom:20px\"><\/p>\n<p>Paparaci ka siguruar komunikimet ekskluzive n\u00eb WhatsApp t\u00eb zhvilluara n\u00eb nj\u00eb grup privat mes ish-ministres s\u00eb Tregtis\u00eb, Rozeta Hajdari, sekserit t\u00eb mallrave t\u00eb Rezervave Shtet\u00ebrore, Ridvan Muharremi dhe dy zyrtar\u00ebve t\u00eb Ministris\u00eb. \u00a0<\/p>\n<p>Nj\u00eb dosje e klasifikuar si sekret shtet\u00ebror nuk po trajtohej n\u00eb zyra t\u00eb shtetit, me procedura zyrtare dhe me linja t\u00eb sigurta komunikimi.<\/p>\n<p>P\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb, ajo po diskutohej n\u00eb WhatsApp.<\/p>\n<p>Komunikimet e siguruara nga telefoni i ish-ministres s\u00eb Tregtis\u00eb, Rozeta Hajdari, zbulojn\u00eb biseda t\u00eb shpeshta t\u00eb saj me sekserin Ridvan Muharremi dhe dy zyrtar\u00ebt e Ministris\u00eb, Irfan Lipovic\u00ebn e Hafiz Gar\u00ebn, p\u00ebr procesin e blerjes s\u00eb rezervave shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Dosja ishte e klasifikuar si sekret shtet\u00ebror me vendim t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb zhvilluar n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>Por, komunikimet tregojn\u00eb se sekreti i shtetit kryhej n\u00eb platform\u00ebn WhatsApp, mes kat\u00ebr personave q\u00eb, sipas dosjes s\u00eb Prokuroris\u00eb Speciale, nuk posedonin as certifikata sigurie.<\/p>\n<p>Bisedat e plota, t\u00eb cilat i ka siguruar Paparaci, ishin zhvilluar mes muajve mars dhe qershor t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb zbulohet n\u00eb detaje sesi Ridvan Muharremi, nj\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs i af\u00ebrt me pushtetin e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje dhe me kryeministrin Albin Kurti, ka luajtur rol ky\u00e7 n\u00eb skandalin e Rezervave Shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Komunikimet d\u00ebshmojn\u00eb se pronari i restorantit \u201cBuk\u00eb e Zem\u00ebr\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb, nuk ishte thjesht nj\u00eb sekser periferik. Ai ka koordinuar t\u00ebr\u00eb procesin, ka kontaktuar operator\u00ebt ekonomik\u00eb, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb edhe me detajet e transportit dhe deponimit t\u00eb rezerv\u00ebs shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Vendndodhja e Rezerv\u00ebs Shtet\u00ebrore, sipas legjislacionit n\u00eb fuqi, konsiderohet informacion i ndjesh\u00ebm dhe i mbrojtur me Ligjin p\u00ebr Rezervat Shtet\u00ebrore, pavar\u00ebsisht klasifikimit formal si sekret shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>Ridvan Muharremi e shkelte k\u00ebt\u00eb ligj n\u00eb komunikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt me ish-ministren dhe zyrtar\u00ebt e tjer\u00eb, d\u00ebshmojn\u00eb bisedat e zhvilluara mes tyre n\u00eb WhatsApp. Ai e siguroi personalisht vendin ku do t\u00eb ruhej gruri i Rezervave Shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201c[REDAKTUAR] Hafiz p\u00ebr me e lon mallin e kom siguru ni ven p\u00ebr 200 kamiona edhe i ka 20 kamiona t\u00eb rezervum p\u00ebr ne ok mos e haro osht njeri i besuesh\u00ebm\u201d, i thot\u00eb sekseri Muharremi, drejtorit t\u00eb Departamentit t\u00eb Rezervave Shtet\u00ebrore, Hafiz Gar\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb ky mulli, Rid? Apo transportues\u201d, ia kthen Gara n\u00eb komunikimin q\u00eb zhvillohej n\u00eb grupin e p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cMulli edhe ka kamiona q\u00eb i siguron\u201d, e siguron Ridi, Gar\u00ebn, p\u00ebr vendin e deponimit t\u00eb Rezervave Shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Ish-ministrja Hajdari jo q\u00eb nuk brengosej p\u00ebr sekretin shtet\u00ebror q\u00eb po kryhej n\u00eb WhatsApp, por komunikimet tregojn\u00eb se ajo as nuk ishte n\u00eb dijeni as se kush ishin kompanit\u00eb me t\u00eb cilat ishte marr\u00eb vesh i besuari i saj, sekseri Ridvan Muharremi.<\/p>\n<p>Muharremi i kishte bindur ish-ministren e Tregtis\u00eb dhe zyrtar\u00ebt e k\u00ebsaj ministrie q\u00eb p\u00ebr 10 mij\u00eb ton\u00eb grur\u00eb t\u00eb kontraktohej kompania turke \u2018Yafe Turizm Insaat Saanayi ve Ti\u00e7aret Anonim Sirketi\u2019 \u2013 nj\u00eb biznes q\u00eb operon n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit dhe turizmit.<\/p>\n<p>\u201cMe \u00e7ka merret firma e Hamza Yatallay\u201d, pyet ajo n\u00eb grupin e WhatsApp, duke k\u00ebrkuar sqarime p\u00ebr profilin e kompanis\u00eb turke.<\/p>\n<p>\u201cTuriz\u00ebm dhe nd\u00ebrtim\u201d, p\u00ebrgjigjet Gara, drejtori i departamentit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr Rezervat Shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201cJo mir\u00eb, te kush e ka ble grurin, te cila firm\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb\u201d, vijon Hajdari.<\/p>\n<p>\u201cPse nuk e ke, pse nuk e ke pyet? Po ti duhesh me pyet, me dijt kah t\u00eb ka ardh\u00eb gruri\u201d, konfrontohet ajo me zyrtarin e ministris\u00eb.<\/p>\n<p>Nga 10 mij\u00eb ton\u00eb grur\u00eb t\u00eb porositura nga kompania turke, rreth 52.5 ton\u00eb nuk kishin ardhur kurr\u00eb edhe pse pagesat ishin kryer nga Ministria e Tregtis\u00eb. Vaji dhe sheqeri, t\u00eb porositura me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e Ridvan Muharremit n\u00eb Poloni, nuk kishin mb\u00ebrritur kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb bisedave n\u00eb grupin privat n\u00eb WhatsApp, sekseri Muharremi arsyetonte vonesat e kompanis\u00eb polake \u2018Xanto SP\u2019 n\u00eb sjelljen e produkteve p\u00ebr t\u00eb cilat ishte paguar 270 mij\u00eb euro nga MINT.<\/p>\n<p>\u201cA na vjen zejtini nes\u00ebr\u201d, e pyet sekretari i MINT-it, Irfan Lipovica, sekserin Muharremi dhe pastaj korrigjohet: \u201cVaji\u201d.<\/p>\n<p>Muharremi, i cili n\u00eb k\u00ebt\u00eb grup privat ishte em\u00ebrtuar me emrin \u201cRidvan gruri\u201d, i p\u00ebrgjigjet:<\/p>\n<p>\u201cSot o nis se i kan bo letrat kah Serbija dje o dasht mu nis o nis sot ja kan dru vjen kah Maqedonija\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr afer\u00ebn e Rezervave Shtet\u00ebrore, ish-ministrja Hajdari dhe tre t\u00eb tjer\u00ebt po p\u00ebrballen me akuza t\u00eb ngritura nga Prokuroria Speciale.<\/p>\n<p>Prokuroria i akuzon Hajdarin dhe dy zyrtar\u00ebt e MINT-it se i shkaktuar rreth tre milion\u00eb euro d\u00ebme buxhetit t\u00eb shtetit me rastin e blerjes s\u00eb mallit p\u00ebr rezervat shtet\u00ebrore. Ata akuzohen p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs zyrtare dhe zbulim t\u00eb fsheht\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Paparaci kishte raportuar vitin e kaluar p\u00ebr aktakuz\u00ebn e ngritur ndaj tyre. Por komunikimet e siguruara tani japin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pamjen direkte t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs sesi zhvillohej procesi \u2013 jo n\u00eb zyrat e shtetit, por n\u00eb nj\u00eb grup WhatsApp-i.<\/p>\n<p>Grupi n\u00eb WhatsApp mes Rozeta Hajdarit, Irfan Lipovic\u00ebs, Kushtrim Dakajt, Hafiz Gar\u00ebs dhe Ridvan Muharremit.<\/p>\n<p>Komunikimi b\u00ebhet n\u00eb grup, t\u00eb cilin e ka krijuar Rozeta Hajdari.<\/p>\n<p>Em\u00ebrtimet n\u00eb grup p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn origjinale t\u00eb regjistrimit t\u00eb kontakteve nga ish-ministrja Rozeta Hajdari, ashtu si\u00e7 figurojn\u00eb n\u00eb telefonin e saj gjat\u00eb komunikimeve. Em\u00ebrtimi \u201cRidvan Gruri\u201d \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si alias p\u00ebr Ridvan Muharremin.<\/p>\n<p>Irfan Lipovica: Me ambasadorin e shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00eb me u taku, n\u00ebse mundet me na liru prej kostos s\u00eb portit pas 5 dite, po llogaritet q\u00eb zgjat 20 dit\u00eb shkarkimi, \u00e7do dit\u00eb pas dit\u00ebs s\u00eb 5 \u00ebsht\u00eb 5000 euro kosto si dhe n\u00ebse mundem me i thjesht\u00ebzu procedurat<\/p>\n<p>Rozeta Hajdari: Flas me ministren Daulina Ibrahimaj<\/p>\n<p>Hafiz: Ok, jemi me Ridin, tuj shikue p\u00ebr transportuesit<\/p>\n<p>Ridvan gruri: Momentalisht ky i paska 20 kamiona<\/p>\n<p>Ridvan gruri: Po jom ty fol me Agjentin n\u00eb Shqipri p\u00ebr me na kry pun<\/p>\n<p>Rozeta Hajdari: Kontrat\u00ebn duhet ta ndryshojm\u00eb<\/p>\n<p>Rozeta Hajdari: Hafiz a ke shkru email te furnizuesi i grurit n\u00eb Turqi shqip dhe anglisht<\/p>\n<p>Rozeta Hajdari: jam n\u00eb mbledhje t\u00eb Qeveris\u00eb<\/p>\n<p>Ridvani gruri: Dojsha me ju thon me fol me Ambasadorin e Shqipris me na ndihmu<\/p>\n<p>Hafiz: Veq anglisht e kemi ba kontrat\u00ebn, ministre<\/p>\n<p>Ridvan gruri: Zonja Ministre na kemi ni pun\u00eb shum ma me randesi SOT se sa kontrata ju lutem<\/p>\n<p>Irfan: A mund ta kemi nj\u00eb raport t\u00eb shkurt p\u00ebr ofertuesit e sot-it, sa kamon kan\u00eb ofru dhe qmimet<\/p>\n<p>Hafiz: Po, e kam edhe nj\u00eb OE n\u00eb 15,00 por e p\u00ebrmbledhi disi<\/p>\n<p>Irfan: Vetem n\u00eb pika t\u00eb shkurta, qmimi dhe numri i kamion\u00ebve t\u00eb ofruar<\/p>\n<p>Rozeta Hajdari: Irfam dhe Hafiz ejani pas 30 min n\u00eb kabinet<\/p>\n<p>Hafiz: Kujdes me p\u00ebrzgjedhjen e anij\u00ebs Rid, maksimumi i thellsis\u00eb qenka 8.5m.. shkarkim\/ngarkimi spo merrka koh\u00eb n\u2019PortoRomano, p\u00ebr 5-6 min kamioni po u ngarkohka e peshojka!<\/p>\n<p>Irfan: Dmth paska mund\u00ebsi shum\u00eb kamion\u00eb me qen\u00eb<\/p>\n<p>Ridvani gruri: Jo n\u00eb Portoromando nuk osht port i mir\u00eb<\/p>\n<p>Ridvani gruri: E bim\u00eb n\u00eb Durse kto Anije e kryjm\u00eb pun\u00eb<\/p>\n<p>Ridvani gruri: Po veq ka qen Anija aty e din<\/p>\n<p>Hafiz: P\u00ebr ankorim, na u k\u00ebrkuen p\u00ebrmasat e anijes, Rid!<\/p>\n<p>Ridvani gruri: Neve na duhet agjenti e aj merret me anije fol me kapetanin<\/p>\n<p>Ridvani gruri: I kom thon Hafizit mu m\u00eb duhet vet\u00ebm numri dhe emri i Agjentit<\/p>\n<p>Ridvani gruri: Ntm e p\u00ebr knej ata net meren vesh me kon o shku Hafizi un\u00eb prap jom ok p\u00ebr gjdo gja me kon aty<\/p>\n<p>Ridvani gruri: [REDAKTUAR] Hafiz p\u00ebr me e lon mallin e kom siguru ni ven p\u00ebr 200 kamiona edhe i ka 20 kamiona t\u00eb rezervum p\u00ebr ne ok mos e haro osht njeri i besuesh\u00ebm<\/p>\n<p>Hafiz: \u00cbsht\u00eb ky mulli, Rid? Apo transportues<\/p>\n<p>Ridvani gruri: Mulli edhe ka kamiona q\u00eb i siguron<\/p>\n<p>Irfan: Hafiz kur te pushojsh, nj\u00eb info n\u00eb pika t\u00eb shkurtra p\u00ebr vizit\u00ebn atje, u takuam e fol\u00ebm por me mir\u00eb e kemi k\u00ebtu<\/p>\n<p>Hafiz: Nga dy agjent\u00ebt e licensuar: Erges Mezini REIMAR dhe G\u00ebzim Seranaj ELRED, Ridi mund t\u2019i drejtohet k\u00ebtij t\u00eb dytit. \u00c7mimoren e portit po ua p\u00ebrcjell n\u00eb e-mail. Problemi i vet\u00ebm mbetet 5 dit\u00ebshi i zbarkimi q\u00eb duhet t\u2019zgjatet, ose transporti t\u00eb vij\u00eb me dy anije 5000 ton\u00ebshe me nj\u00eb pauz\u00eb nj\u00ebjav\u00ebshe n\u2019mes. Fershpedi asht\u00eb OE serioz q\u00eb mund t\u2019i besohet transporti Durr\u00ebs-Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Irfan: Dmth gati qenkemi p\u00ebr kontrat\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn<\/p>\n<p>Hafiz: Po, kontratat, menaxher\u00ebt, komisionet, edhe deponimi<\/p>\n<p>Irfan: Deponimin po mundohemi me shp\u00ebrnda ke edhe rekomandim i kforit<\/p>\n<p>Ridvani gruri: Nd\u00ebgjohemi nes\u00ebr nese keni koh\u00eb<\/p>\n<p>Ridvani gruri: Sot o nis se i kan bo letrat kah Serbija dje o dasht mu nis o nis sot ja kan dru vjen kah Maqedonija<\/p>\n<p>Ridvani gruri: Po veq p\u00ebr 3 dit nashta ma heret ktu se ish kon problem me transportesa nuk po dasht me ardhur knej po u kry<\/p>\n<p>Rozeta Hajdari: Ridvan t\u00eb lutem emrin e anijes daten dhe koh\u00ebn kur niset, dhe daten dhe koh\u00ebn kur vjen<\/p>\n<p>Rozeta Hajdari: Dhe nga cili port n\u00eb turqi niset anija<\/p>\n<p>Rozeta Hajdari: Jemi tani me KFOR dhe FSK<\/p>\n<p>Ridvani gruri: Tash po flas me agjentin dhe ju d\u00ebrgoj karakteristikat<\/p>\n<p>Rozeta Hajdari: Na duhet nj\u00eb anije e till\u00eb<\/p>\n<p>Ridvani gruri: K\u00ebto jan\u00eb sh\u00ebnimet e anijes<\/p>\n<p>Ridvani gruri: Mu me keni n\u00eb dispozicion 24 or\u00eb veq lajmromni pak ma heret p\u00ebr takim<\/p>\n<p>Hafiz: Rid, sapo ti kesh t\u2019dh\u00ebnat e anijes na i p\u00ebrcjell t\u2019lutem! Na duhen me nj\u00eb takim t\u2019or\u00ebs 15:00 sot<\/p>\n<p>Ridvani gruri: Nuk e di a muj sot me t\u2019i siguru<\/p>\n<p>Ridvani gruri: Irfan paret hala skan mrri pom hupin anijet ju lutemmmmm<\/p>\n<p>Irfan: Pagesa sot n\u00eb m\u00ebngjes \u00ebsht\u00eb certifiku<\/p>\n<p>Irfan: Nese sot skan mbrri neser n\u00eb m\u00ebngjes jon<\/p>\n<p>Ridvani gruri: Ishalla menxi i gjeta prap 2 Anije po fillojm me bo shpenzime palidhje Hamza pom thot<\/p>\n<p>Irfan: Rid nga thesari konfirmojn q\u00eb mjetet dalin deri n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs<\/p>\n<p>Ridvani gruri: Ok shpejt ti qoj sh\u00ebnimet e Anijeve<\/p>\n<p>Ridvani gruri: I sigurova krejt veq paret nuk kan mri<\/p>\n<p>Rozeta Hajdari: A ende nuk jan\u00eb nis\u00eb anijet?<\/p>\n<p>Ridvani gruri: Jo zonja Rozeta pa pages nuk nisen<\/p>\n<p>Rozeta Hajdari: Pse kjo vones\u00eb zv sekretar Irfan?<\/p>\n<p>Irfan: T\u00eb premten sistemi i thesarit ska punu fare p\u00ebr shkak t\u00eb fundmuajit, dje \u00ebsht\u00eb hap \u00ebsht\u00eb kry pagesa sot b\u00ebhet transferi apo arrijn\u00eb mjetet \u2013 ka konfirmu thesari<\/p>\n<p>Irfan: Kan\u00eb mbrri pagesat- konfirmim nga thesari<\/p>\n<p>Hafiz: G\u00ebzim Seranaj, mund t\u2019mos jet agjenti, Rid. Porti nga preferoj dy tjer\u00eb, por emrat e tyre i marrim sapo t\u2019ua p\u00ebrcjellim t\u2019dh\u00ebnat e anijeve!<\/p>\n<p>Rozeta Hajdari: A keni siguru vendin p\u00ebr importin e vajit dhe sheqerit<\/p>\n<p>Rozeta Hajdari: Un\u00eb thirra [REDAKTUAR] pasi kuptova nga Ridi e jo nga ju se nuk keni siguru vend ende p\u00ebr sheqer<\/p>\n<p>Irfan: Po jom n\u00eb kontakt me agonin dhe ende spo di sigurt, na konfirmon s\u00eb shpejti<\/p>\n<p>Irfan: Kisha d\u00ebshir\u00eb ta menaxhon ky, nj\u00eb operator tjet\u00ebr q\u00eb na ka premtuar q\u00eb e merr s\u00eb fundi ka hjek dor\u00eb<\/p>\n<p>Rozeta Hajdari: Menaxhimi nga MINT \u00ebsht\u00eb keq !!!<\/p>\n<p>Irfan: Q\u00ebllimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb i ruajm pa paguar qera e kjo po \u00ebsht\u00eb sfiduese<\/p>\n<p>Irfan: E konfirmuan edhe gadishmerin p\u00ebr ruajtje t\u00eb sheqerit, tani po vjen operatori p\u00ebr n\u00ebnshkrim t\u00eb kontrat\u00ebs<\/p>\n<p>Ridvani gruri: Ju d\u00ebrgova dy anijet jan\u00eb konfirmu<\/p>\n<p>Ridvani gruri: K\u00ebrkush nuk po e konfirmon q\u00eb e mur\u00ebt mesazhin<\/p>\n<p>Irfan: Hafizi ju ka d\u00ebrgu nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb kforit<\/p>\n<p>Ridvani gruri: Tash osht ty u ngarku ton naten po ngarkojm sonte<\/p>\n<p>Hafiz: S\u2019po mund e gjej BILL OFF LOADING n\u00eb dokumentat m\u00eb lart, Rid!<\/p>\n<p>Ridvani gruri: Per qdo l\u00ebvizje ju lajmroj meniher<\/p>\n<p>Ridvani gruri: Sonte Anija e kryn ngarkimin e nes\u00ebr n\u00eb m\u00ebngjes niset letrat e ngarkimit nuk muj mi mar\u00eb deri sa t\u00eb kryhet ngarkimi kjo Anije ka 6400 ton. tjet\u00ebr spp di qka me ju thon<\/p>\n<p>Ridvani gruri: Tjetra ngarkohet meniher mas ksaj detajet e Anijeve ju kam dhon<\/p>\n<p>Ridvani gruri: Ky osht Agjeti [agjenti, v.j] n\u00eb Shqipri q\u00eb duhet me u kontaktu Agjentat ton\u00eb<\/p>\n<p>Ridvani gruri: Miremengjesi Anija nuk ka mujt prom naten me p\u00ebrfundu ngarkimin se ka ra shum shi, k\u00ebshtu q\u00eb sot po vazhdon ngarkimin e nes\u00ebr n\u00eb mengjez her\u00ebt niset<\/p>\n<p>Hafiz: P\u00ebrderisa s\u2019\u00ebsht\u00eb ngarkue anija, duhet shikue ky Agjent: Erges Mezini<\/p>\n<p>Irfan: Rid: Anijet a do ta ken\u00eb nj\u00eb bill of loading apo dy<\/p>\n<p>Irfan: N\u00ebse munden anijen e dyt\u00eb mos me nis menj\u00ebher\u00eb q\u00eb mos me na pri shum\u00eb n\u00eb port deri t\u00eb shkarkohet e para puna e kostos, nja 4 dit\u00eb po duhen n\u00eb rrethana normale p\u00ebr t\u00eb paren<\/p>\n<p>Ridvani gruri: Hafiz un ta kom d\u00ebrgu Adres\u00ebn e Agjentin ky i joti net e kontakton<\/p>\n<p>Ridvani gruri: A keni ardh n\u00eb zyre apo jo<\/p>\n<p>Rozeta Hajdari: Jo sot n\u00eb shpi punoj se paradite isha n\u00eb shkup<\/p>\n<p>Ridvani gruri: T\u00eb Han\u00ebn duha mu pa me juve 10 min<\/p>\n<p>Ridvani gruri: Hiq spo ma ktheni p\u00ebrgjigjen<\/p>\n<p>Ridvani gruri: Faleminderit Vikend t\u00eb bukur krejt Grupit<\/p>\n<p>Ridvani Grupi: Rruga e mbar\u00eb i koft\u00eb Anija u nis<\/p>\n<p>Ridvani gruri: Ju lutem p\u00ebrcjellni letrat te shpedicionet q\u00eb me pas koh\u00eb mi pregatit letrat<\/p>\n<p>Hafiz: Bukur fort, qenka BL q\u00eb na k\u00ebrkohet\u2026 lundrim t\u2019mbar\u00eb!<\/p>\n<p>Rozeta Hajdari: Rid, si i kan dit\u00ebt n\u00eb port anijet, dyjat nga pes dit\u00eb?<\/p>\n<p>Ridvani: P\u00ebrsh\u00ebndetje Anija p\u00ebr shkak t\u00eb motit t\u00eb lig\u00eb asht vonu k\u00ebshtu q\u00eb ose n\u00eb mramje me 15 vjen ose me 16 gjat dit\u00ebs q\u00eb po na konvenon po i marim 2 dit\u00eb t\u00eb vikendit pa kompenzim pun\u00eb t\u00eb mbar\u00eb<\/p>\n<p>Hafiz: Rid, e thirri s\u00ebrish Qalin, nashta merren vesh! Po pyet, ami nis\u00eb kamionat p\u00ebr Durr\u00ebs? Emailin e Hamz\u00ebs e forwardova<\/p>\n<p>Ridvani gruri: Tjetra Anije nes\u00ebr n\u00eb m\u00ebngjez fillon ngarkimin<\/p>\n<p>Rozeta Hajdari: Zvsekretar a shikove p\u00ebr Dogan\u00ebn<\/p>\n<p>Irfan: Na mund\u00ebsoj zgjatjen e orarit, zyrtar\u00ebt doganor\u00eb do t\u00eb akomodojn k\u00ebrkesat e operatorit<\/p>\n<p>Hafiz: Kurdo q\u00eb ke koh\u00eb, t\u2019presim me sekretarin, Rid<\/p>\n<p>Ridvani gruri: Nuka jam n\u00eb Kosov\u00eb, cka ka t\u00eb re<\/p>\n<p>Ridvani gruri: P\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb gjithve deshta me ju p\u00ebsh\u00ebndet dhe me ju informu q\u00eb Anija oshte nes\u00ebr n\u00eb ora 14:00 n\u00eb portin e Dursit Naten e mir\u00eb<\/p>\n<p>Ridvani gruri: Flej mir\u00eb Hafiz e meno mir\u00eb gjithmon del mir\u00eb mos t\u00eb paragjykojm Letrat jon t\u00eb nj\u00ebjta si t\u00eb parat veq sasija ndron<\/p>\n<p>Irfan: Rid a po e dijm\u00eb koh\u00ebn kur mbrrin vaji dhe sheqeri?<\/p>\n<p>Ridvan gruri: Hafiz aj ta ka d\u00ebrgu ni form\u00eb tash na d\u00ebrgon edhe k\u00ebt ton\u00ebn<\/p>\n<p>Hafiz: Po po, p\u00ebr pagesa jasht, po duhet qaj ekseli sikur i juvi i fundit. Ministrja m\u00eb thirri ktu jom af\u00ebr zyr\u00ebs s\u00eb saj<\/p>\n<p>Ridvan gruri: [REDAKTUAR] Hafir p\u00ebr me e lon mallin e kom siguru ni ven p\u00ebr 200 kamiona edhe i ka 20 kamiona t\u00eb rezervum p\u00ebr ne ok mos e haro osht njeri i besuesh\u00ebm<\/p>\n<p>Hafiz: Bukur fort, derisa ta b\u00ebjm ndonj\u00eb zgjidhje afatgjat\u00eb<\/p>\n<p>Hafiz: Mjesi Rid, 52.5 ton drith mangut po dalin!<\/p>\n<p>Ridvan gruri: qfar komepnzimi nuk po kuptoj 6000 ton jon kon ma tep\u00ebr un\u00eb i kom krejt matjet e vagave q\u00eb jon mbush\u00eb, Hafiz t\u00eb Merkur\u00ebn vjen Hamza e mi bjen krejt letrat e vi me t\u00eb edhe krejt i kryjm\u00eb pun\u00eb t\u00eb mbar\u00eb<\/p>\n<p>Hafiz: Rid, sot po fillojm me procedim n\u00eb gjyq! Dy e-maila ia shkorva YAFE-s, s\u2019ndihet i gjall\u00eb!<\/p>\n<p>Ridvan gruri: Ti fillo po gabim je shum prit nes\u00ebr n\u00eb m\u00ebngjez shihemi e meremi vesh se krejt letrat i kom<\/p>\n<p>Ridvan gruri: Hafiz Hamza ka ardh krejt letrat i ka vet\u00ebm kur t\u00eb takohemi duhet me u taku edhe me Rozet\u00ebn leje ni takim patjet\u00ebr me t\u00eb n\u00ebse dojm me u taku ok<\/p>\n<p>Ridvan gruri: Kamionat ka dasht mi qu kah Serbija i ka rregullu krejt po i kan\u00eb thon q\u00eb nuk bon vinshpedicionet anej i thash me ardh kah Maqedonia ok vin pa merak<\/p>\n<p>Ridvan gruri: Hafiz Hamza osht edhe nes\u00ebr para dite ktu e mos t\u00eb flejm po t\u00eb takohemi e mos thuni ka dal mongi ka dol tep\u00ebr<\/p>\n<p>Hafiz: P\u00ebrsh\u00ebndetje Rid, Naj risi prej Tomasit?<\/p>\n<p>Ridvan gruri: Nes\u00ebr m\u00eb premtoj mi d\u00ebrgon numrat e kamionave e ka kry krejt<\/p>\n<p>Ridvan gruri: Kqyre a t\u00eb erdh ni imail prej Tomasit<\/p>\n<p>Hafiz: Po, paska lyp afat, koxha gjat\u00eb.. fundin e gushtit, si deadline! Po e pyes nes\u00ebr shefen<\/p>\n<p>Hafiz: Mir\u00ebmengjes shoq.. as Ridi, as Neziri s\u2019erdhen dje!<\/p>\n<p>Ridvan gruri: Hafiz trem a mos ti kan\u00eb lajmru kta idiotat se shim e keni shty me ta po ju thash 100 her hajdeni po shkojm po ja nxojm der\u00ebn n\u00eb Poloni e nuk podalim deri sa te kryn po ju sdi qka po pritni mo<\/p>\n<p>Hafiz: P\u00ebrsh. Rid, Tomasin sot e dor\u00ebzova t\u00eb org. kompetente, mundohu deri t\u00eb h\u00ebn\u00ebn rreth grurit q\u00eb t\u2019mos koritmi p\u00ebr pak, t\u2019lutem!<\/p>\n<p>Rozeta Hajdari: Me \u00e7ka merret firma e Hamza Yatallay<\/p>\n<p>Rozeta Hajdari: Jo mir\u00eb, te kush e ka ble grurin, te cila firm\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb<\/p>\n<p>Rozeta Hajdari: Pse nuk e ke, pse nuk e ke pyet?<\/p>\n<p>Hafiz: S\u2019shkruen kurrkund, veq origjina, shteti<\/p>\n<p>Rozeta Hajdari: Po ti duhesh me pyet, me dijt kah t\u00eb ka ardh\u00eb gruri<\/p>\n<p>Hafiz: Tash e kam hallin te vonesa e vaiit dhe sheqerit<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\">\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Source: <strong>prizrenpost<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Paparaci ka siguruar komunikimet ekskluzive n\u00eb WhatsApp t\u00eb zhvilluara n\u00eb nj\u00eb grup privat mes ish-ministres s\u00eb Tregtis\u00eb, Rozeta Hajdari, sekserit t\u00eb mallrave t\u00eb Rezervave Shtet\u00ebrore, Ridvan Muharremi dhe dy zyrtar\u00ebve t\u00eb Ministris\u00eb. \u00a0 Nj\u00eb dosje e klasifikuar si sekret shtet\u00ebror nuk po trajtohej n\u00eb zyra t\u00eb shtetit, me procedura zyrtare dhe me linja t\u00eb sigurta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":41678,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[25],"tags":[],"class_list":["post-41677","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-economy"],"views":7,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41677","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41677"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41677\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41679,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41677\/revisions\/41679"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/41678"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41677"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41677"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41677"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}