{"id":42346,"date":"2026-06-28T16:16:33","date_gmt":"2026-06-28T14:16:33","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/more-than-one-verdict-for-the-four-former-leaders-of-the-kla\/"},"modified":"2026-06-28T16:16:47","modified_gmt":"2026-06-28T14:16:47","slug":"more-than-one-verdict-for-the-four-former-leaders-of-the-kla","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/more-than-one-verdict-for-the-four-former-leaders-of-the-kla\/","title":{"rendered":"More than one verdict for the four former leaders of the KLA"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/prizrenpost-og-70.png\" style=\"width:100%;height:auto;margin-bottom:20px\"><\/p>\n<p>P\u00ebr vite me radh\u00eb, lufta e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb rr\u00ebfyer p\u00ebrmes historis\u00eb, politik\u00ebs dhe kujtes\u00ebs kolektive.<\/p>\n<p>S\u00eb shpejti, asaj do t\u2019i shtohet edhe nj\u00eb kapitull gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Dhomat e Specializuara n\u00eb Hag\u00eb \u2013 t\u00eb njohura si Gjykata Speciale \u2013 pritet t\u00eb shpallin aktgjykimin p\u00ebr kat\u00ebr ish-udh\u00ebheq\u00ebsit e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs: Hashim Tha\u00e7in, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.<\/p>\n<p>Ata akuzohen p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit, q\u00eb pretendohet se jan\u00eb kryer gjat\u00eb dhe menj\u00ebher\u00eb pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Fillimisht, Trupi Gjykues kishte afat deri m\u00eb 19 maj p\u00ebr t\u00eb shpallur vendimin.<\/p>\n<p>Por, duke u thirrur n\u00eb kompleksitetin e rastit, ai vendosi ta shtyj\u00eb k\u00ebt\u00eb afat deri m\u00eb 20 korrik 2026.<\/p>\n<p>Kjo dat\u00eb, po ashtu, mund t\u00eb mos jet\u00eb p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Dhomat e Specializuara than\u00eb se mund t\u00eb ket\u00eb ende ndryshime n\u00eb afatet e parashikuara.<\/p>\n<p>\u201cGjyqtar\u00ebt mund t\u00eb vendosin p\u00ebr nj\u00eb shtyrje tjet\u00ebr, n\u00ebse ajo konsiderohet absolutisht e nevojshme. Sapo paneli t\u00eb caktoj\u00eb nj\u00eb dat\u00eb p\u00ebr shpalljen e vendimit, ne do ta b\u00ebjm\u00eb t\u00eb ditur\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Tha\u00e7i dhe t\u00eb bashk\u00ebpandehurit e tij \u2013 t\u00eb gjith\u00eb figura t\u00eb larta t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb viteve 1998 dhe 1999 \u2013 ndodhen n\u00eb paraburgim n\u00eb Hag\u00eb q\u00eb nga n\u00ebntori i vitit 2020, kur u b\u00eb publike aktakuza kund\u00ebr tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb dosje, ata p\u00ebrshkruhen si pjes\u00eb e nj\u00eb \u201cnd\u00ebrmarrjeje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale\u201d, q\u00eb synonte marrjen dhe ushtrimin e kontrollit p\u00ebrmes frik\u00ebsimit, keqtrajtimit dhe largimit t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, viktimat e tyre p\u00ebrfshinin serb\u00eb, rom\u00eb dhe shqiptar\u00eb q\u00eb nuk mb\u00ebshtesnin U\u00c7K-n\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb paku 102 persona dyshohet se u vran\u00eb, nd\u00ebrsa m\u00eb shum\u00eb se 20 mbeten t\u00eb zhdukur.<\/p>\n<p>Prokuroria pretendon gjithashtu se t\u00eb akuzuarit, p\u00ebr shkak t\u00eb pozitave t\u00eb tyre drejtuese, mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi edhe p\u00ebr krimet e kryera nga vart\u00ebsit e tyre.<\/p>\n<p>Sot, mbi tre vjet pas nisjes s\u00eb gjykimit, trupi gjykues ka d\u00ebgjuar dhjet\u00ebra d\u00ebshmitar\u00eb dhe ka shqyrtuar qindra prova t\u00eb paraqitura nga prokuroria dhe mbrojtja.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit, prokuroria k\u00ebrkoi d\u00ebnim me nga 45 vjet burg p\u00ebr secilin prej kat\u00ebr t\u00eb akuzuarve.<\/p>\n<p>\u201cZyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar ka k\u00ebrkuar vendim d\u00ebnimi p\u00ebr t\u00eb dhjet\u00eb pikat e aktakuz\u00ebs dhe vendosjen e nj\u00eb vendimi t\u00eb vet\u00ebm prej 45 vjet\u00ebsh, bazuar n\u00eb kontributet individuale n\u00eb krime\u2026\u201d, tha prokurorja e specializuar, Kimberly West, m\u00eb 9 shkurt 2026.<\/p>\n<p>Tha\u00e7i, i cili gjat\u00eb viteve ka mbajtur postet e kryeministrit dhe presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs, i ka cil\u00ebsuar ato si \u201ckrejt\u00ebsisht t\u00eb pav\u00ebrteta, absurde dhe thell\u00ebsisht fyese\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e dhimbshme q\u00eb kjo prokurori p\u00ebrpiqet t\u2019i hedh\u00eb posht\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb NATO-s, Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Britanis\u00eb s\u00eb Madhe dhe OKB-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb \u2013 t\u00eb atyre dhe njer\u00ebzve t\u00eb tyre q\u00eb ishin t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn bashk\u00eb me ne n\u00eb terren\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Tha\u00e7i duke iu drejtuar gjykat\u00ebs m\u00eb 18 shkurt 2026.<\/p>\n<p>N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb mbrojtjes kan\u00eb d\u00ebshmuar disa prej figurave m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb diplomacis\u00eb dhe siguris\u00eb per\u00ebndimore t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb ish-z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin e Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit, James Rubin, dhe ish-komandantin e NATO-s p\u00ebr Evrop\u00ebn, Wesley Clark.<\/p>\n<p>Ata kan\u00eb deklaruar se U\u00c7K-ja nuk funksiononte si nj\u00eb struktur\u00eb e centralizuar dhe se t\u00eb akuzuarit kishin m\u00eb pak ndikim dhe kontroll sesa pretendohet n\u00eb aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim q\u00eb ndan edhe nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u2019i shohin Tha\u00e7in dhe bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt e tij si figura t\u00eb luft\u00ebs \u00e7lirimtare.<\/p>\n<p>N\u00eb disa raste, ata kan\u00eb protestuar kund\u00ebr gjyqit, duke e konsideruar at\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb dhe t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tyre, p\u00ebrfshir\u00eb edhe p\u00ebrfaq\u00ebsues politik\u00eb, p\u00ebrqendrimi i Gjykat\u00ebs vet\u00ebm te krimet e pretenduara t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb krijon perceptimin e barazimit t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs me krimet e kryera nga Serbia, e cila ishte shteti agresor gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb viteve 1998-1999.<\/p>\n<p>Syt\u00eb tani jan\u00eb te gjyqtar\u00ebt \u2013 cili do t\u00eb jet\u00eb verdikti?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja nuk \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb as mes jurist\u00ebve dhe studiuesve q\u00eb e kan\u00eb ndjekur nga af\u00ebr procesin.<\/p>\n<p>Disa presin aktgjykim lirues, t\u00eb tjer\u00eb shmangin \u00e7do parashikim, nd\u00ebrsa ka edhe nga ata q\u00eb shohin disa skenar\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr avokatin e licencuar n\u00eb Dhomat e Specializuara, Artan Qerkini, Prokuroria nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb dy shtyllat kryesore mbi t\u00eb cilat mb\u00ebshtetet aktakuza: ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb nd\u00ebrmarrjeje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb komanduese t\u00eb t\u00eb akuzuarve.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ai pret q\u00eb t\u00eb kat\u00ebrtit t\u00eb shpallen t\u00eb pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cUshtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs ka qen\u00eb nj\u00eb ushtri vullnetare dhe nuk ka pasur hierarki strikte. Pjes\u00ebtar\u00ebt e saj i jan\u00eb bashkuar me vullnetin e tyre, nuk kan\u00eb qen\u00eb ushtar\u00eb profesionist\u00eb dhe nuk kan\u00eb pasur detyrime q\u00eb t\u2019i q\u00ebndronin luft\u00ebs deri n\u00eb fund. N\u00eb rrethana t\u00eb tilla, nuk mund t\u00eb thuhet se ka ekzistuar kontroll efektiv n\u00eb terren, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga bazat p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e nd\u00ebrmarrjes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale\u201d, thot\u00eb Qerkini.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, jo t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb nxjerrin p\u00ebrfundime p\u00ebr rezultatin.<\/p>\n<p>Profesori i s\u00eb Drejt\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin Middlesex t\u00eb Londr\u00ebs, William Schabas, thot\u00eb se procese t\u00eb k\u00ebsaj natyre shpesh vendosen nga detaje t\u00eb caktuara t\u00eb provave, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb dukshme p\u00ebr publikun.<\/p>\n<p>\u201cGjyqtar\u00ebt q\u00eb po e shqyrtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nuk jan\u00eb nga Kosova. Ata nuk jan\u00eb t\u00eb shk\u00ebputur nga realiteti politik i Kosov\u00ebs, sepse ai \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e \u00e7\u00ebshtjes q\u00eb po gjykohet. Por, ata jan\u00eb t\u00eb pavarur dhe t\u00eb paansh\u00ebm. Mendoj se shqet\u00ebsimet apo ndjeshm\u00ebrit\u00eb q\u00eb mund t\u00eb shkaktoj\u00eb vendimi i tyre, nuk ndikojn\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e tyre \u2013 ata do t\u00eb vendosin mbi baz\u00ebn e fakteve dhe provave q\u00eb kan\u00eb para vetes\u201d, thot\u00eb Schabas p\u00ebr Exposen\u00eb.<\/p>\n<p>Si hulumtuese prej vitesh e Tribunalit t\u00eb Hag\u00ebs p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb dhe v\u00ebzhguese e af\u00ebrt e procesit ndaj Tha\u00e7it dhe t\u00eb tjer\u00ebve, Nevenka Tromp nuk e p\u00ebrjashton asnj\u00eb mund\u00ebsi.<\/p>\n<p>Sipas saj, ekzistojn\u00eb tre skenar\u00eb: shpallja e pafaj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb kat\u00ebrtit, d\u00ebnimi i t\u00eb kat\u00ebrtve, ose nj\u00eb rezultat i p\u00ebrzier, ku disa mund t\u00eb d\u00ebnohen e disa t\u00eb lirohen.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht t\u00eb tretin ajo e sheh si m\u00eb t\u00eb mundshmin.<\/p>\n<p>\u201cKjo gjykat\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb ruaj\u00eb nj\u00eb lloj ekuilibri mes pritjeve t\u00eb pal\u00ebs serbe dhe asaj kosovare. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ka gjasa q\u00eb disa t\u00eb akuzuar t\u00eb shpallen t\u00eb pafajsh\u00ebm dhe disa t\u00eb d\u00ebnohen. Mbetet t\u00eb shihet n\u00ebse do t\u00eb lirohet nj\u00eb apo do t\u00eb d\u00ebnohet nj\u00eb\u2026 apo ndonj\u00eb kombinim tjet\u00ebr. Por, do t\u00eb ket\u00eb kompromis\u201d, thot\u00eb Tromp p\u00ebr Exposen\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebmendja e Trompit nuk ndalet vet\u00ebm te rezultati. Ajo argumenton se gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb procesit, ka pasur shqet\u00ebsime serioze lidhur me standardet procedurale, p\u00ebrfshir\u00eb koh\u00ebzgjatjen e paraburgimit dhe m\u00ebnyr\u00ebn e zbatimit t\u00eb prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb. Ajo v\u00ebren se kritika t\u00eb ngjashme jan\u00eb ngritur edhe nga K\u00ebshilli i Avokat\u00ebve t\u00eb Anglis\u00eb dhe Uellsit.<\/p>\n<p>Raporti paraprak i k\u00ebtij mekanizmi, i publikuar m\u00eb 11 maj, ngriti shqet\u00ebsime p\u00ebr koh\u00ebzgjatjen e paraburgimit, kufizimet n\u00eb lirimin e p\u00ebrkohsh\u00ebm, pranimin e provave dhe barazin\u00eb mes prokuroris\u00eb dhe mbrojtjes gjat\u00eb procesit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Se si do t\u00eb ndikojn\u00eb k\u00ebto kritika n\u00eb perceptimin e aktgjykimit mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb. Sepse, p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ekspert\u00ebve, verdikti \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e historis\u00eb. Pjesa tjet\u00ebr fillon pasi ai t\u00eb shpallet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb lexohet dhe interpretohet n\u00eb Kosov\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebtu e vendos fokusin edhe sociologu dhe profesori n\u00eb Universitetin e Londr\u00ebs, Eric Gordy.<\/p>\n<p>Sipas tij, nj\u00eb nga dob\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara ka qen\u00eb komunikimi me publikun. N\u00eb vend q\u00eb qytetar\u00ebve t\u2019u shpjegohej m\u00eb shum\u00eb se procesi kishte t\u00eb b\u00ebnte me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb individuale, hap\u00ebsira publike u mbush me interpretime politike, ku gjykimi u paraqit si nj\u00eb p\u00ebrballje mes pal\u00ebve nd\u00ebrluftuese dhe jo si proces penal ndaj individ\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cKush nuk do t\u00eb donte t\u00eb arrinte drejt\u00ebsi historike? Por, un\u00eb do t\u00eb doja q\u00eb gjyqtar\u00ebt t\u00eb p\u00ebrqendroheshin m\u00eb shum\u00eb te drejt\u00ebsia juridike, nd\u00ebrsa historian\u00ebt dhe filozof\u00ebt t\u00eb merreshin me drejt\u00ebsin\u00eb historike\u201d, thot\u00eb Gordy p\u00ebr Exposen\u00eb.<\/p>\n<p>Gordy nuk pret q\u00eb aktgjykimi t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb narrativ t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr luft\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb. P\u00ebrkundrazi \u2013 interpretimet, sipas tij, do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb, sepse ato nd\u00ebrtohen mbi p\u00ebrvoja, kujtes\u00eb kolektive dhe k\u00ebndv\u00ebshtrime t\u00eb ndryshme politike e shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ai e sheh dialogun mes vet\u00eb shoq\u00ebrive si rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb besueshme p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cDuhet ta ndajm\u00eb historin\u00eb nga politika dhe t\u00eb nxisim nj\u00eb dialog, ku njer\u00ebzit n\u00eb secilin shtet flasin edhe p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e atyre q\u00eb i kan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar. Ndarja e njer\u00ebzve n\u00eb heronj dhe armiq nuk i sh\u00ebrben askujt\u201d, sipas Gordyt.<\/p>\n<p>Profesori Schabas \u00ebsht\u00eb gjithashtu skeptik se nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor mund t\u00eb prodhoj\u00eb pajtim.<\/p>\n<p>Duke iu referuar p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb Tribunalit Penal Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb, ai thot\u00eb se edhe pas dhjet\u00ebra aktgjykimeve dhe m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash pun\u00eb, ndikimi i tij n\u00eb afrimin e shoq\u00ebrive t\u00eb rajonit mbetet i kufizuar.<\/p>\n<p>Sipas Schabasit, nj\u00eb skenar i ngjash\u00ebm mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet edhe pas vendimit t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse aktgjykimi \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr tyre, do t\u00eb ket\u00eb njer\u00ebz q\u00eb nuk do ta pranojn\u00eb leht\u00eb. Thjesht, p\u00ebr shkak t\u00eb besnik\u00ebris\u00eb dhe bindjeve t\u00eb tyre, jo p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsimi t\u00eb ftoht\u00eb e t\u00eb paansh\u00ebm t\u00eb ligjit\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr Qerkinin, nj\u00eb aktgjykim d\u00ebnues do t\u00eb kishte pesh\u00eb p\u00ebrtej p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb individuale.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se fakti q\u00eb Gjykata ka trajtuar vet\u00ebm krimet e pretenduara t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, ka ushqyer perceptimin e nj\u00eb drejt\u00ebsie selektive, me pasoja t\u00eb mundshme edhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb perceptohet lufta e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cMund t\u00eb ndikoj\u00eb negativisht n\u00eb perceptimin p\u00ebr U\u00c7K-n\u00eb, ngase t\u00eb akuzuar jan\u00eb krer\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb. Pra, U\u00c7K-ja nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga armatimi dhe logjistika, por nga njer\u00ebzit. Dhe, k\u00ebta njer\u00ebz t\u00eb akuzuar kan\u00eb qen\u00eb krer\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb dhe, domosdo, mund t\u00eb kriminalizohet e gjith\u00eb U\u00c7K-ja\u201d, thot\u00eb Qerkini.<\/p>\n<p>Tromp shkon edhe m\u00eb larg \u2013 perceptimi p\u00ebr U\u00c7K-n\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi n\u00eb loj\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo argumenton se nj\u00eb aktgjykim d\u00ebnues mund t\u00eb ndikoj\u00eb edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb rr\u00ebfehet shtet\u00ebsia e Kosov\u00ebs n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke i dh\u00ebn\u00eb Serbis\u00eb dhe vendeve skeptike m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb sfiduar legjitimitetin moral t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb saj \u00e7lirimtare.<\/p>\n<p>Kjo, sipas saj, mund ta vendos\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb betejat diplomatike p\u00ebr njohje, si dhe n\u00eb raportet me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cShoq\u00ebria e Kosov\u00ebs d\u00ebshiron t\u00eb pranohet n\u00eb kontekstin politik evropian. Ajo d\u00ebshiron t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara dhe t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb t\u00eb ardhmen e saj. Por, ky proces rrezikon ta mbaj\u00eb t\u00eb lidhur me t\u00eb kaluar\u00ebn dhe t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb dyshim q\u00ebllimet e mira dhe rezultatin q\u00eb synon t\u00eb arrij\u00eb kjo gjykat\u00eb\u201d, thot\u00eb Tromp.<\/p>\n<p>E themeluar nga Kuvendi i Kosov\u00ebs, Gjykata Speciale \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e sistemit gjyq\u00ebsor t\u00eb vendit, por vepron n\u00eb Hag\u00eb me gjyqtar\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo pasoi raportin e ish-senatorit zviceran, Dick Marty, t\u00eb vitit 2010, i cili ngriti pretendime p\u00ebr krime t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb ish-pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb trafikimin e organeve.<\/p>\n<p>Meq\u00eb k\u00ebto t\u00eb fundit nuk u v\u00ebrtetuan dhe nuk jan\u00eb pjes\u00eb e aktakuz\u00ebs aktuale kund\u00ebr Tha\u00e7it dhe t\u00eb tjer\u00ebve, Qerkini thot\u00eb se Kosova \u00ebsht\u00eb \u201cmashtruar\u201d.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\">\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Source: <strong>prizrenpost<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr vite me radh\u00eb, lufta e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb rr\u00ebfyer p\u00ebrmes historis\u00eb, politik\u00ebs dhe kujtes\u00ebs kolektive. S\u00eb shpejti, asaj do t\u2019i shtohet edhe nj\u00eb kapitull gjyq\u00ebsor. Dhomat e Specializuara n\u00eb Hag\u00eb \u2013 t\u00eb njohura si Gjykata Speciale \u2013 pritet t\u00eb shpallin aktgjykimin p\u00ebr kat\u00ebr ish-udh\u00ebheq\u00ebsit e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs: Hashim Tha\u00e7in, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":42347,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[666],"class_list":["post-42346","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-national","tag-brief"],"views":12,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42346","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42346"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42346\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":42348,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42346\/revisions\/42348"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/42347"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42346"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42346"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42346"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}