{"id":5419,"date":"2025-12-24T11:31:37","date_gmt":"2025-12-24T10:31:37","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/by-dr-klodian-rado-what-is-hidden-behind-gender-equality-and-what-should-be-done-now-that-it-passed-the-parliament\/"},"modified":"2025-12-24T11:31:37","modified_gmt":"2025-12-24T10:31:37","slug":"by-dr-klodian-rado-what-is-hidden-behind-gender-equality-and-what-should-be-done-now-that-it-passed-the-parliament","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/by-dr-klodian-rado-what-is-hidden-behind-gender-equality-and-what-should-be-done-now-that-it-passed-the-parliament\/","title":{"rendered":"By Dr. Klodian Rado: What is hidden behind &#8220;Gender Equality&#8221; and what should be done now that it passed the Parliament"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/Klodian_Rado_Flasshqip_111-e1760211707717-750x375-1-1-1-1.jpg\" style=\"width:100%;height:auto;margin-bottom:20px\"><\/p>\n<p>Ka ligje q\u00eb kalojn\u00eb pa u ndier; qet\u00eb, pa debat, pa tension, pa l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb njer\u00ebzve. Ka t\u00eb tjera q\u00eb prekin administrat\u00ebn, buxhetin, apo teknikalitete q\u00eb shumica e publikut asq\u00eb nuk i ndjek dot. Por shum\u00eb rrall\u00eb ndodh q\u00eb nj\u00eb ligj t\u00eb trazoj\u00eb themelet e nj\u00eb shoq\u00ebrie, t\u00eb hap\u00eb plag\u00eb t\u00eb thella morale dhe t\u00eb ngrej\u00eb pyetje q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebrtej politik\u00ebs s\u00eb dit\u00ebs: pyetje p\u00ebr identitetin ton\u00eb, p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, p\u00ebr familjen, p\u00ebr lirit\u00eb themelore dhe p\u00ebr vet\u00eb arkitektur\u00ebn e shtetit. Ligji i miratuar s\u00eb fundmi nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, me titullin \u201cP\u00ebr Barazin\u00eb Gjinore\u201d, i p\u00ebrket pik\u00ebrisht k\u00ebsaj kategorie t\u00eb rrall\u00eb: ligjeve q\u00eb nuk prekin thjesht nj\u00eb sektor apo nj\u00eb grup t\u00eb caktuar, por godasin gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb dimensionin individual, shoq\u00ebror dhe institucional.<\/p>\n<p>Prandaj, q\u00eb n\u00eb fillim duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb disa pyetje t\u00eb thjeshta, por t\u00eb domosdoshme: \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ky ligj? Pse ka krijuar tronditje n\u00eb gjith\u00eb vendin? Pse kjo tronditje \u00ebsht\u00eb e paprecedent\u00eb q\u00eb nga r\u00ebnia e diktatur\u00ebs ateisto-komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb \u00e7do nen i k\u00ebtij ligji, sidomos ata m\u00eb problematik\u00ebt, t\u00eb nxirren n\u00eb drit\u00eb, t\u00eb analizohen profesionalisht dhe t\u2019i shpjegohen publikut pasojat konkrete q\u00eb sjellin n\u00eb dimensionin individual, shoq\u00ebror dhe institucional. N\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim, p\u00ebrmes disa shkrimeve radhazi, do t\u00eb analizojm\u00eb me imt\u00ebsi \u00e7do nen, \u00e7do paragraf dhe \u00e7do formulim t\u00eb ligjit, n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb komentari t\u00eb plot\u00eb juridik. Do t\u00eb sqarojm\u00eb si dhe kur bie ndesh me Kushtetut\u00ebn, si bie ndesh me t\u00eb drejt\u00ebn e Bashkimit Europian, me Konvent\u00ebn Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe me Konventat dhe aktet t e tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb ratifikuara nga Shqip\u00ebria; pse p\u00ebrplaset me Kodin e Familjes dhe korpusin ligjor shqiptar; pse cenon lirin\u00eb e besimit dhe lirin\u00eb e shprehjes; pse rrezikon interesin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve; pse shkel parimin e proporcionalitetit dhe prezumimin e pafaj\u00ebsis\u00eb; pse prek autonomin\u00eb e arsimit, integritetin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb sport dhe, n\u00eb thelb, vet\u00eb struktur\u00ebn morale t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>I ashtuquajturi Ligji \u201cP\u00ebr Barazin\u00eb Gjinore\u201d u miratua nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb 6 n\u00ebntor 2025; 77 deputet\u00eb votuan pro, 36 votuan kund\u00ebr, nd\u00ebrsa 22 deputet\u00eb, edhe pse ishin t\u00eb pranish\u00ebm, \u00e7udit\u00ebrisht as nuk denjuan t\u00eb votonin.<\/p>\n<p>Edhe m\u00eb shqet\u00ebsues se vet\u00eb p\u00ebrmbajtja \u00ebsht\u00eb procesi me t\u00eb cilin ky ligj u miratua. Q\u00eb nga fillimi ai u karakterizua nga mungesa totale e debatit publik, duke shkelur parimin kushtetues t\u00eb pjes\u00ebmarrjes s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb hartimin e politikave q\u00eb prekin jet\u00ebn e qytetar\u00ebve. Projektligji nuk iu n\u00ebnshtrua konsultimeve t\u00eb detyrueshme me grupet e interesit, me komunitetet fetare, me ekspert\u00ebt, me organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile dhe as me publiku t\u00eb gjer\u00eb. Ai kaloi pa diskutime dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb komisionet parlamentare, ku duhet t\u00eb zhvillohej analiza juridike dhe politike nen p\u00ebr nen. Dhe m\u00eb skandalozja: n\u00eb dit\u00ebn e miratimit n\u00eb Kuvend, ligji u hodh n\u00eb votim pa u shqyrtuar nen p\u00ebr nen, duke anashkaluar procedur\u00ebn e detyrueshme parlamentare q\u00eb e k\u00ebrkojn\u00eb qart\u00eb Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit. U votua pa debat, pa transparenc\u00eb, pa analiza teknike, pa pyetje, pa sqarime, pa at\u00eb proces demokratik minimal q\u00eb i jep legjitimitet nj\u00eb ligji. Nj\u00eb akt me pasoja t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr individin, familjen, arsimin, fen\u00eb, lirit\u00eb themelore dhe t\u00eb gjith\u00eb rendin juridik t\u00eb vendit u kalua me nj\u00eb procedur\u00eb urgjente q\u00eb ngre dyshime serioze p\u00ebr kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e tij. Kjo m\u00ebnyr\u00eb veprimi, q\u00eb nuk i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar ende kontrollit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga njollat m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb k\u00ebtij ligji dhe \u00ebsht\u00eb tregues i qart\u00eb i nj\u00eb procesi t\u00eb munguar demokratik.<\/p>\n<p>Aktualisht, ligji ndodhet n\u00eb tryez\u00ebn e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, i cili sipas neneve 84 dhe 85 t\u00eb Kushtetut\u00ebs ka 20 dit\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00ebse do ta dekretoj\u00eb apo do ta kthej\u00eb p\u00ebr rishqyrtim n\u00eb Kuvend. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, kjo kompetenc\u00eb merr nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb: b\u00ebhet fjala p\u00ebr nj\u00eb ligj t\u00eb miratuar me procedur\u00eb t\u00eb kontestuar, pa analiz\u00eb t\u00eb plot\u00eb parlamentare dhe pa proces t\u00eb hapur konsultimi. P\u00ebrball\u00eb kund\u00ebrshtimit t\u00eb gjer\u00eb publik dhe implikimeve t\u00eb thella q\u00eb ky ligj ka p\u00ebr rendin juridik dhe shoq\u00ebror, nd\u00ebrhyrja e Presidentit nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb e drejt\u00eb kushtetuese, por nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi institucionale p\u00ebr t\u00eb rivendosur seriozitetin e procesit ligjv\u00ebn\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb garantuar se nj\u00eb akt me pasoja kaq t\u00eb gjera nuk hyn n\u00eb fuqi pa shqyrtimin e duhur.<\/p>\n<p>Ky ligj ka tronditur shoq\u00ebrin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb arsye t\u00eb thjesht\u00eb; sepse kushdo q\u00eb e ka lexuar p\u00ebrmbajtjen e tij, dhe q\u00eb ka sy e mendje, e kupton q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ligj p\u00ebr barazin\u00eb e grave me burrat, nj\u00eb vler\u00eb e drejt\u00eb, legjitime dhe e domosdoshme p\u00ebr \u00e7do shoq\u00ebri moderne. Ky \u00ebsht\u00eb ligj q\u00eb ka si synim t\u00eb fus\u00eb nj\u00eb doktrin\u00eb t\u00eb re sociale, nj\u00eb ideologji radikale t\u00eb identiteteve gjinore, e cila ndryshon kuptimin e gjinis\u00eb, ndryshon p\u00ebrkufizimin e familjes, prek f\u00ebmij\u00ebt, fut gjuh\u00eb ideologjike n\u00eb shkolla, imponon trajtime t\u00eb detyrueshme, shkel parime t\u00eb Kushtetut\u00ebs, bie ndesh me t\u00eb drejt\u00ebn europiane dhe krijon p\u00ebrplasjen m\u00eb t\u00eb madhe shoq\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb nga r\u00ebnia e diktatur\u00ebs.<\/p>\n<p>Cila \u00ebsht\u00eb narrativa zyrtare e k\u00ebtij ligji?<\/p>\n<p>N\u00eb jav\u00ebt e fundit, opinioni publik \u00ebsht\u00eb mbushur me deklarata t\u00eb bukura, t\u00eb kuruara dhe t\u00eb prera n\u00eb dimensione mediatike. Mazhoranca, e disa her\u00eb edhe ndonj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues vendor i BE-s\u00eb, e kan\u00eb paraqitur k\u00ebt\u00eb ligj si nj\u00eb hap p\u00ebrpara, si nj\u00eb akt emancipues, si nj\u00eb \u201ctransformim t\u00eb domosdosh\u00ebm\u201d n\u00eb rrug\u00ebn e modernizimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. N\u00eb \u00e7do dalje publike, n\u00eb \u00e7do fjalim politik, fjala \u201cbarazi\u201d \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si vul\u00eb e standardit moral, si argument final, si mburoj\u00eb nga \u00e7do pyetje.<\/p>\n<p>Sipas versionit zyrtar, ky ligj \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur grat\u00eb nga diskriminimi; \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb modernizuar shoq\u00ebrin\u00eb; \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrafruar me Bashkimin Europian; \u00ebsht\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb liri, m\u00eb shum\u00eb barazi, m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfshirje. N\u00eb let\u00ebr, ting\u00ebllon aq bukur sa askush nuk do t\u00eb kishte arsye t\u00eb dyshonte. N\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb ende p\u00ebrballet me dhun\u00eb ndaj grave, me pabarazi n\u00eb tregun e pun\u00ebs, me sfida t\u00eb v\u00ebrteta sociale p\u00ebr gra dhe vajza, kush do t\u00eb guxonte t\u00eb thoshte \u201cjo, ky ligj nuk duhet\u201d?<\/p>\n<p>Prandaj q\u00eb n\u00eb fillim po e b\u00ebjm\u00eb t\u00eb qart\u00eb pozicionin ton\u00eb: barazia para ligjit mes grave dhe burrave \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb, \u00ebsht\u00eb morale, \u00ebsht\u00eb kushtetuese dhe \u00ebsht\u00eb detyrim shtet\u00ebror, por ky ligj nuk ka asnj\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb betej\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb ishte nj\u00eb ligj i v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr barazi gjinore, ai do t\u00eb forconte politikat kund\u00ebr dhun\u00ebs n\u00eb familje, do t\u00eb rrite aksesueshm\u00ebrin\u00eb e grave n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, do t\u00eb krijonte mekanizma p\u00ebr rritjen e pjes\u00ebmarrjes s\u00eb grave n\u00eb tregun e pun\u00ebs, do t\u00eb stimulonte barazin\u00eb reale n\u00eb paga dhe mund\u00ebsi. Asgj\u00eb nga k\u00ebto nuk jan\u00eb synim i k\u00ebtij ligji.<\/p>\n<p>Ky ligj nuk u shkrua p\u00ebr grat\u00eb apo vajzat, dhe as p\u00ebr t\u2019i mbrojtur ato nga diskriminimi. Dhe k\u00ebt\u00eb fakt grat\u00eb dhe vajzat shqiptare e din\u00eb mire. Mjafton t\u00eb shikojm\u00eb q\u00eb kund\u00ebrshtaret m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhaja n\u00eb daljet publike, n\u00eb protestat popullore, n\u00eb deklarimet n\u00eb media, n\u00eb krye t\u00eb NGO-ve, apo edhe n\u00eb letr\u00ebn zyrtare t\u00eb depozituar n\u00eb presidenc\u00eb, jan\u00eb pik\u00ebrisht grat\u00eb deputete t\u00eb Parlamentit q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb mosdekretimin e tij.<\/p>\n<p>Ky ligj u shkrua p\u00ebr t\u00eb goditur binaritetin natyror gjinor burr\u00eb-grua, dhe p\u00ebr t\u00eb futur nj\u00eb koncept krejt\u00ebsisht tjet\u00ebr: doktrin\u00ebn e identitetit gjinor si vet\u00ebdeklarim, doktrin\u00ebn e shum\u00ebfisht\u00eb t\u00eb gjinive, doktrin\u00ebn q\u00eb relativizon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paarsyeshme biologjin\u00eb dhe q\u00eb vendos nj\u00eb sistem t\u00eb ri kategorizimi njer\u00ebzor, t\u00eb paq\u00ebndruesh\u00ebm, t\u00eb padebatuar dhe t\u00eb paparashikuar n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe n\u00eb systemin juridik aktual shqiptar.<\/p>\n<p>E th\u00ebn\u00eb m\u00eb thjesht\u00eb, mazhoranca p\u00ebrdori kauz\u00ebn e grave si mbules\u00eb morale p\u00ebr t\u00eb votuar nj\u00eb projekt krejt tjet\u00ebr. Nj\u00eb taktik\u00eb e njohur historikisht: t\u00eb shes\u00ebsh di\u00e7ka t\u00eb re, duke e fshehur brenda di\u00e7kaje t\u00eb drejt\u00eb. Ashtu si\u00e7 shkruante novelisti i famsh\u00eb angelz George Orwell: \u201cGjuha politike \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb g\u00ebnjeshtrat t\u00eb ting\u00ebllojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta dhe vrasjet t\u00eb duken t\u00eb respektueshme.\u201d Asgj\u00eb nuk p\u00ebrputhet m\u00eb shum\u00eb me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrshkrim sesa m\u00ebnyra se si u promovua ky ligj.<\/p>\n<p>N\u00eb debatet publike, p\u00ebrkrah\u00ebsit e k\u00ebtij ligji kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se ky ligj \u00ebsht\u00eb \u201cmodernizim i domosdosh\u00ebm\u201d i shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Por modernizimi nuk \u00ebsht\u00eb imponim. Modernizimi nuk \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrrim i kritik\u00ebs. Modernizimi nuk \u00ebsht\u00eb mbyllje e goj\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve. Modernizimi nuk \u00ebsht\u00eb trajtim i gjinis\u00eb si \u201cidentitet subjektiv\u201d q\u00eb mund t\u00eb ndryshohet sipas ndjesis\u00eb s\u00eb momentit, duke d\u00ebmtuar m\u00eb shum\u00eb pik\u00ebrisht grat\u00eb. Modernizimi nuk \u00ebsht\u00eb relativizim i shkenc\u00ebs biologjike; dhe mbi t\u00eb gjitha, modernizimi nuk \u00ebsht\u00eb ideologji e detyruar.<\/p>\n<p>Publikut shqiptar iu tha gjithashtu se ligji \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e BE-n\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga deklaratat m\u00eb t\u00eb pav\u00ebrteta t\u00eb b\u00ebra ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb integrimit europian q\u00eb nga r\u00ebnia e diktatur\u00ebs. Asnj\u00eb direktiv\u00eb e Bashkimit Europian, as 2006\/54, as 2000\/78, as ndonj\u00eb tjet\u00ebr, nuk njeh identitete t\u00eb shum\u00ebfishta gjinore. Asnj\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb BE-s\u00eb nuk ka k\u00ebrkuar futjen e ideologjis\u00eb gjinore n\u00eb shkolla. Asnj\u00eb shtet i BE-s\u00eb nuk ka qen\u00eb i detyruar t\u00eb miratoj\u00eb ligje t\u00eb tilla. Madje m\u00eb shum\u00eb se 21 shtete europiane e kan\u00eb refuzar me ligj k\u00ebt\u00eb qasje. Integrimi europian nuk \u00ebsht\u00eb justifikim p\u00ebr \u00e7do eksperiment social q\u00eb ndokush d\u00ebshiron t\u00eb fus\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>U tha edhe se ky ligj sjell m\u00eb shum\u00eb liri. Por nj\u00eb ligj q\u00eb detyron edhe vet\u00eb gjuh\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb liri. Nj\u00eb ligj q\u00eb detyron m\u00ebsuesit t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb doktrin\u00ebn e gjinive t\u00eb ndryshueshme, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrndjekje ideologjike. Nj\u00eb ligj q\u00eb p\u00ebrmbys barr\u00ebn e prov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb liri, \u00ebsht\u00eb padrejt\u00ebsi. Nj\u00eb ligj q\u00eb e b\u00ebn qytetarin t\u00eb fajsh\u00ebm derisa t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb barazi, \u00ebsht\u00eb arbitraritet.<\/p>\n<p>M\u00eb e dhimbshme \u00ebsht\u00eb se kauza e drejt\u00eb e grave \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si mburoj\u00eb e nj\u00eb projekti t\u00eb fshehur. Grat\u00eb shqiptare nuk meritojn\u00eb t\u00eb instrumentalizohen. Ato meritojn\u00eb politika t\u00eb v\u00ebrteta, reforma reale, jo simbole ideologjike.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, pyetja nuk \u00ebsht\u00eb: a jemi pro apo kund\u00ebr barazis\u00eb gjinore? Pyetja \u00ebsht\u00eb: a jemi gati t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojm\u00eb rendin ton\u00eb juridik, moral, familjar dhe shoq\u00ebror me nj\u00eb doktrin\u00eb t\u00eb re q\u00eb nuk e kemi zgjedhur, q\u00eb nuk e kemi diskutuar, dhe q\u00eb na imponohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb me ligj?<\/p>\n<p>Ky ligj, i prezantuar si emancipim, n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb manovra m\u00eb e sofistikuar e manipulimit politik t\u00eb viteve t\u00eb fundit. Prandaj shqiptar\u00ebt meritojn\u00eb t\u00eb din\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, pa retorik\u00eb dhe pa ambalazh.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb fsheh ligji n\u00eb realitet: e v\u00ebrteta juridike pas perdeve<\/p>\n<p>Pas konferencave, deklaratave politike dhe fjalimeve q\u00eb e shisnin si nj\u00eb akt emancipimi, ligji i ri tregohet krejt tjet\u00ebr kur lexohet me sy juridik. Ai nuk synon mbrojtjen e grave, as avancimin e barazis\u00eb s\u00eb tyre reale dhe nuk adreson asnj\u00eb nga sfidat konkrete q\u00eb grat\u00eb shqiptare p\u00ebrballin \u00e7do dit\u00eb. N\u00eb thelbin e tij, sikurse theksuam, ligji k\u00ebrkon t\u00eb fus\u00eb n\u00eb sistemin juridik shqiptar nj\u00eb doktrin\u00eb t\u00eb re antropologjike: teorin\u00eb e identitetit gjinor t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb dhe t\u00eb ndryshuesh\u00ebm sipas vet\u00ebdeklarimit.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb ligj, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, shteti braktis konceptin biologjik t\u00eb gjinis\u00eb (mashkull dhe fem\u00ebr), dhe e z\u00ebvend\u00ebson at\u00eb me nocione t\u00eb paqarta si \u201cidentitet gjinor\u201d, \u201cshprehje gjinore\u201d dhe \u201cp\u00ebrkat\u00ebsi gjinore e shum\u00ebfisht\u00eb\u201d. K\u00ebto kategori nuk jan\u00eb standarde juridike nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nuk kan\u00eb baz\u00eb n\u00eb mjek\u00ebsi, nuk njihen nga direktivat e Bashkimit Europian dhe nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb norm\u00eb detyruese n\u00eb asnj\u00eb vend q\u00eb ndjek shkenc\u00ebn si referenc\u00eb. Jan\u00eb koncepte ideologjike, t\u00eb futur me forc\u00eb brenda nj\u00eb ligji q\u00eb ndryshon qetazi themelet e filozofis\u00eb juridike shqiptare.<\/p>\n<p>Ky transformim \u00ebsht\u00eb i thell\u00eb dhe i rreziksh\u00ebm, sepse kur ndryshon gjuha, ndryshon edhe e v\u00ebrteta juridike. Si\u00e7 shprehej Confucius \u201cKur termat nuk jan\u00eb t\u00eb sakt\u00eb, fjal\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb qarta; kur fjal\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb qarta, veprat nuk mund t\u00eb realizohen.\u201d N\u00eb \u00e7astin q\u00eb ligji heq nga qarkullimi juridik kategorit\u00eb e qarta t\u00eb burrit dhe gruas dhe i z\u00ebvend\u00ebson me identitete subjektive, ai prek zinxhirin e t\u00eb gjith\u00eb normave q\u00eb mb\u00ebshteten mbi biologjin\u00eb: Kodin e Familjes, ligjin p\u00ebr prind\u00ebrimin, t\u00eb drejtat e f\u00ebmij\u00ebve, sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, sportin, arsimin dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebn formulime \u201cinkluese\u201d, ligji zhvesh konceptin e gjinis\u00eb nga \u00e7do baz\u00eb objektive dhe e kthen at\u00eb n\u00eb nj\u00eb nocion thjesht vet\u00ebdeklarativ. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem, nj\u00eb deklarat\u00eb personale mjafton p\u00ebr t\u00eb ndryshuar kategorin\u00eb gjinore t\u00eb nj\u00eb individi dhe p\u00ebr ta detyruar shtetin ta njoh\u00eb k\u00ebt\u00eb ndryshim pa asnj\u00eb kriter tjet\u00ebr verifikues. Kjo e kthen ligjin n\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrtuar jo mbi prova dhe fakte, por mbi ndjesi t\u00eb momentit, dhe asnj\u00eb rend juridik nuk mund t\u00eb mbijetoj\u00eb mbi nj\u00eb themel kaq t\u00eb paq\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Absurditeti i k\u00ebsaj qasjeje \u00ebsht\u00eb ilustruar qart\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb debati t\u00eb gazetarit t\u00eb famsh\u00ebm britanik Piers Morgan, lidhur me nj\u00eb rast ku nj\u00eb mashkull i d\u00ebnuar p\u00ebr p\u00ebrdhunim k\u00ebrkoi t\u00eb d\u00ebrgohej n\u00eb burg t\u00eb grave vet\u00ebm mbi baz\u00ebn e vet\u00ebdeklarimit si \u201cfem\u00ebr\u201d. Morgan (edhe pse mashkull, i bardh\u00eb, dhe heteroseksual) p\u00ebr t\u00eb ekspozuar logjik\u00ebn e rrezikshme t\u00eb k\u00ebsaj qasjeje, deklaroi me ironi: \u201cPse nuk mund t\u00eb them un\u00eb, n\u00eb Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Grave: Un\u00eb jam Piers Morgan, jam grua, jam e zez\u00eb dhe jam lezbike?\u201d Pyetja u b\u00eb virale, sepse \u00e7montonte me nj\u00eb fjali gjith\u00eb absurditetin e nj\u00eb koncepti ligjor t\u00eb bazuar n\u00eb ndjesi dhe jo n\u00eb realitet.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb thelbi: kur e drejta shk\u00ebputet nga realiteti, ajo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e drejt\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb manipulim. Nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb nd\u00ebrton ligje mbi deklarata subjektive, duke injoruar faktet natyrore dhe rregullat objektive t\u00eb ekzistenc\u00ebs, rrezikon koherenc\u00ebn e saj juridike dhe vet\u00eb baz\u00ebn antropologjike mbi t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar.<\/p>\n<p>M\u00eb shqet\u00ebsuesja \u00ebsht\u00eb se ligji godet dy kategori themelore t\u00eb jurisprudenc\u00ebs s\u00eb \u00e7do shoq\u00ebrie moderne: burrin dhe gruan. N\u00eb momentin q\u00eb k\u00ebto koncepte z\u00ebvend\u00ebsohen me identitete vet\u00ebdeklarative, rr\u00ebnohen themelet e martes\u00ebs sipas Kodit t\u00eb Familjes, humbet siguria e konceptit t\u00eb prindit, zhbllokohet diskriminimi ndaj grave n\u00eb sport dhe pun\u00eb, dhe cenohen t\u00eb drejtat e f\u00ebmij\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt mbeten pa orientimin ligjor mbi n\u00ebn\u00ebn dhe baban\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 paralajm\u00ebronte V\u00e1clav Havel, \u201ce v\u00ebrteta b\u00ebhet e rrezikshme kur largohet nga realiteti\u201d. Ky ligj \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ky rrezik: nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar realitetin biologjik me nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb shpikur ideologjike. T\u00eb pretendosh se gjinia \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb deklarat\u00eb personale dhe jo nj\u00eb fakt i verifikuesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb t\u00eb braktis\u00ebsh shkenc\u00ebn, t\u00eb deformosh t\u00eb drejt\u00ebn dhe t\u00eb krijosh nj\u00eb kaos konceptual q\u00eb rrezikon t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb struktur\u00ebn shoq\u00ebrore mbi t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Ky ligj nuk lind nga nevojat e grave shqiptare dhe as nga realiteti social i vendit. Ai nuk \u00ebsht\u00eb reagim ndaj diskriminimit real, por nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ndryshuar vet\u00eb konceptin e njeriut, duke e shk\u00ebputur nga natyra dhe duke e lidhur me identitete t\u00eb paqarta, t\u00eb pasqaruara dhe t\u00eb papranueshme p\u00ebr nj\u00eb rend juridik q\u00eb aspiron t\u00eb jet\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm dhe i drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Kur ligji shk\u00ebputet nga realiteti, shoq\u00ebria humbet busull\u00ebn e saj morale dhe juridike. Dhe pavar\u00ebsisht titullit t\u00eb tij t\u00eb bukur, ky ligj e shtyn vendin drejt nj\u00eb bote ku e v\u00ebrteta nuk varet m\u00eb nga faktet, por nga deklarimi; ku gjinia nuk p\u00ebrcaktohet m\u00eb nga biologjia, por nga interpretimi; dhe ku ligji nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb mbrojt\u00ebs i realitetit, por mjet i nj\u00eb doktrine t\u00eb importuar.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ky ligj fsheh nuk mund t\u00eb mbetet m\u00eb n\u00ebn hijen e fjalimeve politike, apo mjegull\u00ebs s\u00eb q\u00ebllimshme. Prandaj, n\u00eb funksion t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, do t\u00eb sjellim nj\u00eb seri shkrimesh t\u00eb nd\u00ebrtuara me kujdes akademik dhe integritet profesional, ku do t\u00eb analizojm\u00eb t\u00eb gjitha pasojat e tij, duke nisur nga shkeljet e Kushtetut\u00ebs, shkeljet e t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, mosp\u00ebrputhja me t\u00eb drejt\u00ebn e Bashkimit Europian, prishja e rendit juridik shqiptar, e deri te cenimi i lirive dhe t\u00eb drejtave themelore: familjes, f\u00ebmij\u00ebve, fes\u00eb, shprehjes, arsimit, profesioneve, sportit dhe siguris\u00eb juridike.<\/p>\n<p>Si\u00e7 dihet, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur k\u00ebt\u00eb ligj, opinioninit publik iu tha duke e mashtruar, se ky ligj \u00ebsht\u00eb \u201cdetyrim i Bashkimit Europian\u201d. Argumenti europian ra menj\u00ebher\u00eb sapo u faktua publikisht se asnj\u00eb direktiv\u00eb e BE-s\u00eb nuk e k\u00ebrkon k\u00ebt\u00eb qasje, se nuk ekziston asnj\u00eb norm\u00eb europiane q\u00eb detyron futjen e \u201cidentitetit gjinor\u201d si kategori juridike, dhe se t\u00eb pakt\u00ebn 21 shtete an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb e kan\u00eb refuzuar qart\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb qasje n\u00eb legjislacionet e tyre.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, pasi ky argument u shemb, u hodh n\u00eb sken\u00eb nj\u00eb pretendim tjet\u00ebr po aq i pabazuar: se ligji gjoja rrjedh si detyrim i Shqip\u00ebris\u00eb ndaj Konvent\u00ebs s\u00eb Stambollit. P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb lidhen me p\u00ebrplasjet e ligjit me t\u00eb drejt\u00ebn e BE-s\u00eb dhe me traktatet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb ratifikuara, do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb nj\u00eb shkrim specifik. Por meq\u00eb ligji ndodhet ende n\u00eb tavolin\u00ebn e Presidentit, dhe \u00e7do dit\u00eb mund t\u00eb merret vendimi p\u00ebr dekretimin ose kthimin e tij, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u2019i sqarojm\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn juridike pik\u00ebrisht tani: ky ligj nuk buron nga Konventa e Stambollit, nuk k\u00ebrkohet prej saj dhe n\u00eb shum\u00eb element\u00eb bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me frym\u00ebn, objektin dhe tekstin e Konvent\u00ebs.<\/p>\n<p>Pse pretendimi se \u201cligji k\u00ebrkohet nga Konventa e Stambollit\u201d \u00ebsht\u00eb g\u00ebnjeshtra tjet\u00ebr<\/p>\n<p>Konventa e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs \u201cP\u00ebr Parandalimin dhe Luftimin e Dhun\u00ebs ndaj Grave dhe Dhun\u00ebs n\u00eb Familje\u201d (Konventa e Stambollit, 2011), q\u00eb n\u00eb titull e ka t\u00eb qart\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb Konvent\u00eb p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e dhun\u00ebs ndaj grave. Nj\u00eb lexim serioz i Konvent\u00ebs s\u00eb Stambollit, dokumentit m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm evropian p\u00ebr mbrojtjen e grave nga dhuna n\u00eb familje, tregon se projektligji shqiptar jo vet\u00ebm q\u00eb nuk k\u00ebrkohet nga Konventa, por bie ndesh me frym\u00ebn dhe struktur\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Konventa e Stambollit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument historik, q\u00eb u krijua p\u00ebr nj\u00eb arsye t\u00eb qart\u00eb: mbrojtjen e grave nga dhuna n\u00eb familje. Ky dokument e pranon hapur realitetin e dhun\u00ebs q\u00eb grat\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb rolit q\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb u kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb brenda kategorive t\u00eb tyre biologjike, burr\u00eb dhe grua. N\u00eb Nenin 3(c), Konventa e p\u00ebrkufizon \u201cgjinin\u00eb\u201d si rolet e nd\u00ebrtuara nga shoq\u00ebria \u201cp\u00ebr burrat dhe grat\u00eb\u201d. Pik\u00ebrisht kaq: burrat dhe grat\u00eb. Asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb binariteti themelor mbi t\u00eb cilin mb\u00ebshtetet e gjith\u00eb analiza sociologjike dhe juridike e dokumentit. Konventa nuk njeh gjini t\u00eb treta e as t\u00eb shum\u00ebfishta, nuk njeh kategori t\u00eb reja gjinore, nuk njeh identitete t\u00eb shum\u00ebfishta, nuk njeh \u201cidentitetin gjinor\u201d si p\u00ebrkufizim juridik, dhe nuk k\u00ebrkon futjen e identiteteve gjinore jasht\u00eb binaritetit natyror, n\u00eb legjislacionin komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Projektligji shqiptar, p\u00ebrkundrazi, shkon n\u00eb drejtim t\u00eb kund\u00ebrt: ai braktis kategorit\u00eb juridike natyrore burr\u00eb\u2013grua dhe i z\u00ebvend\u00ebson me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb identitetesh t\u00eb vet\u00ebdeklaruara, t\u00eb pakufizuara, t\u00eb pap\u00ebrcaktuara dhe t\u00eb paq\u00ebndrueshme, t\u00eb cilat nuk gjenden n\u00eb asnj\u00eb direktiv\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb dhe nuk mb\u00ebshteten nga asnj\u00eb standard i K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb deformim konceptual, juridik dhe antropologjik q\u00eb s\u2019ka asnj\u00eb lidhje me misionin real t\u00eb Konvent\u00ebs s\u00eb Stambollit dhe \u00ebsht\u00eb, n\u00eb thelb, nj\u00eb p\u00ebrdhunim interpretativ i nj\u00eb dokumenti nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb synon vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb: t\u00eb mbroj\u00eb grat\u00eb nga dhuna dhe diskriminimi historik.<\/p>\n<p>Ka nga ata q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb p\u00ebrdorin Nenin 4, paragrafi 3, i cili p\u00ebrmend \u201cidentitetin gjinor\u201d n\u00eb list\u00ebn e arsyeve pse nuk duhet b\u00ebr\u00eb diskriminim n\u00eb akses n\u00eb sh\u00ebrbimet e Konvent\u00ebs. Por ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nen mosdiskriminimi, jo nj\u00eb nen p\u00ebrkufizues q\u00eb fut identitetet gjinore jasht\u00eb dy gjinive natyrore. Q\u00ebllimi i tij \u00ebsht\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb n\u00ebn ombrell\u00ebn e Konvent\u00ebs nuk p\u00ebrjashtohet askush q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr mbrojtje. Ky nen nuk ndryshon p\u00ebrkufizimin e \u201cgjinis\u00eb\u201d t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Nenin 3(c), nuk zgjeron kategorit\u00eb juridike burr\u00eb dhe grua, dhe nuk e p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb term si standard p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar ligje t\u00eb reja. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, asnj\u00eb shtet europian nuk ka futur n\u00eb legjislacion nocione t\u00eb tilla p\u00ebrkufizuese t\u00eb identitetit gjinor bazuar mbi Konvent\u00ebn e Stambollit. Absolutisht asnj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, ka shum\u00eb vende q\u00eb e kan\u00eb zbatuar Konvent\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shembullore pa futur asnj\u00eb p\u00ebrkufizim ideologjik t\u00eb gjinis\u00eb. Disa vende q\u00eb jan\u00eb edhe an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb kan\u00eb ratifikuar k\u00ebt\u00eb Konvent\u00eb, si Kroacia, Letonia, Polonia, etj p\u00ebr t\u00eb shmangur keqinterpretimet, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe rezerva duke theksuar se, termi \u201cgjini\/gender\u201d i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb Konvent\u00eb, nuk duhet t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb detyrim p\u00ebr t\u00eb futur \u00e7far\u00ebdo kuptimi tjet\u00ebr t\u00eb seksit (gruas dhe burrit) n\u00eb sistemin juridik ose arsimor t\u00eb tyre, dhe se Konventa nuk imponon asnj\u00eb detyrim p\u00ebr t\u00eb interpretuar ndryshe normat dhe vlerat e p\u00ebrcaktuara n\u00eb Kushtetutat e tyre. Madje edhe shtete q\u00eb kan\u00eb politika t\u00eb avancuara p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet LGBT, nuk e kan\u00eb p\u00ebrdorur kurr\u00eb Konvent\u00ebn p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar kategori t\u00eb reja juridike t\u00eb gjinis\u00eb, q\u00eb nuk i b\u00ebn as vet\u00eb Konventa.<\/p>\n<p>Ndaj, pretendimi se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e detyruar nga Konventa e Stambollit t\u00eb miratoj\u00eb nj\u00eb ligj q\u00eb rr\u00ebzon konceptet biologjike t\u00eb burrit dhe gruas \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm i pav\u00ebrtet\u00eb, por i rreziksh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb manipulim i hapur i nj\u00eb dokumenti nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebr t\u00eb mbrojtur grat\u00eb nga dhuna, dhe jo p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar kategorit\u00eb seksuale me identitete t\u00eb l\u00ebngshme q\u00eb ndryshojn\u00eb sipas vet\u00ebdeklarimit individual.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrtej manipulimit t\u00eb tekstit, ky keqinterpretim fsheh di\u00e7ka edhe m\u00eb t\u00eb rrezikshme: Duke u fshehur pas emrit t\u00eb Konvent\u00ebs s\u00eb Stambollit, ky ligj p\u00ebrpiqet t\u2019i jap\u00eb vetes autoritetin q\u00eb i mungon n\u00eb substanc\u00eb. Por realiteti \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb: Konventa mbron grate, si nj\u00eb nga gjinit\u00eb binare natyrore. Ligji q\u00eb miratoi parlamenti shqiptar, i d\u00ebmton ato. Konventa flet p\u00ebr rolet shoq\u00ebrore t\u00eb burrave dhe grave. Ky ligj k\u00ebrkon t\u2019i zhb\u00ebj\u00eb k\u00ebto dy kategori. Konventa \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr t\u00eb kufizuar dhun\u00ebn. Ky ligj \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr t\u00eb imponuar ideologjin\u00eb me ligj.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb ende p\u00ebrpiqet t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb stabilitet institucional, qart\u00ebsi morale dhe besim t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb mes qytetar\u00ebve dhe shtetit, manipulimi i dokumenteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb futur doktrina t\u00eb paq\u00ebndrueshme nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb gabim politik apo nj\u00eb keqinterpretim teknik. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb akt q\u00eb cenon themelet e kontrat\u00ebs shoq\u00ebrore midis shtetit dhe qytetar\u00ebve: besimin publik. Kur qytetar\u00ebve u thuhet se nj\u00eb ligj \u00ebsht\u00eb \u201cdetyrim i BE-s\u00eb\u201d apo \u201cdetyrim nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dokumentet zyrtare flasin krejt t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, nuk cenohet vet\u00ebm integriteti juridik, por vet\u00eb ndershm\u00ebria e procesit demokratik. Dihet, besimi nj\u00ebher\u00eb i thyer, \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb rikthehet. Sepse populli mund t\u00eb toleroj\u00eb gabimin, por kurr\u00eb mashtrimin; mund t\u00eb pranoj\u00eb debat t\u00eb fort\u00eb, por jo mjegullim t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs; mund t\u00eb pranoj\u00eb ndryshim, por jo imponim t\u00eb bazuar mbi keqinformim.<\/p>\n<p>Ky ligj mund t\u00eb jet\u00eb miratuar n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit, por ende q\u00ebndron n\u00eb tavolin\u00ebn e Presidentit dhe, mbi t\u00eb gjitha, nuk ka fituar as zemrat e popullit shqiptar, e as prov\u00ebn e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Si\u00e7 dihet, n\u00eb fund t\u00eb \u00e7do beteje politike, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta ajo q\u00eb mbijeton, ajo q\u00eb i reziston koh\u00ebs dhe ajo q\u00eb vulos gjykimin historik. N\u00eb shkrimet e ardhshme, ne nuk do t\u00eb merremi me retorik\u00eb; ne do t\u00eb vendosim krah p\u00ebr krah tekstin e Konvent\u00ebs dhe nenet e ligjit shqiptar, jo p\u00ebr t\u00eb ndezur polemika, por p\u00ebr t\u2019i treguar publikisht se ku mbaron mbrojtja reale e grave dhe ku nis imponimi i nj\u00eb ideologjie q\u00eb nuk i p\u00ebrket as ligjit, as shoq\u00ebris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet tani q\u00eb ligji \u00ebsht\u00eb miratuar n\u00eb Kuvend: opsionet para Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p>Pasi kemi \u00e7ar\u00eb mjegull\u00ebn e propagand\u00ebs dhe kemi zbuluar p\u00ebrmbajtjen reale t\u00eb ligjit, nj\u00eb pyetje e madhe lind natyrsh\u00ebm: \u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb shoq\u00ebria shqiptare tani q\u00eb ligji \u00ebsht\u00eb miratuar n\u00eb Kuvend? A \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka e mbyllur? A \u00ebsht\u00eb vendosur fati i rendit juridik, i familjes dhe i liris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrgjegjes?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: Jo. Republika e Shqip\u00ebris\u00eb dhe populli shqiptar ka ende mekanizma kushtetues, demokratik\u00eb dhe juridik\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndalur, shfuqizuar ose rishikuar k\u00ebt\u00eb ligj. Kur nj\u00eb ligj miratohet n\u00eb Kuvend, ai nuk hyn automatikisht n\u00eb fuqi. Kushtetuta ka parashikuar frena, balanca dhe rrug\u00eb shp\u00ebtimi pik\u00ebrisht p\u00ebr raste t\u00eb tilla, raste kur politika tenton t\u00eb shkoj\u00eb kund\u00ebr Kushtetut\u00ebs, arsyeve t\u00eb sh\u00ebndosha dhe interesit publik.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, ligji gjendet ende n\u00eb tryez\u00ebn e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs. Nenet 84 dhe 85 t\u00eb Kushtetut\u00ebs i japin Presidentit 20 dit\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur: ose ta dekretoj\u00eb, ose ta kthej\u00eb p\u00ebr rishqyrtim n\u00eb Kuvend. Arsyet p\u00ebr ta rikthyer p\u00ebr rishqyrtim jan\u00eb n\u00eb fakt t\u00eb shumta: munges\u00eb konsultimi publik, kund\u00ebrshtim i gjer\u00eb shoq\u00ebror, kund\u00ebrshtimi i plot\u00eb i bashk\u00ebsive fetare t\u00eb vendit, shkelje procedurale n\u00eb Kuvend, dyshimet e arsyeshme p\u00ebr antikushtetutshm\u00ebri, bie ndesh me t\u00eb drejt\u00ebn e BE-se dhe aktet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb ratifikuara (p\u00ebrfshir\u00eb Konvent\u00ebn e Stambollit), si dhe prodhon antinomi ligjore me Kodin e Familjes, Kodin Civil, Kodin e Pun\u00ebs, Ligjin p\u00ebr Arsimin, Marr\u00ebveshjet me Bashk\u00ebsit\u00eb Fetare, etj.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, shoq\u00ebria shqiptare ka n\u00eb dor\u00eb mjetin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm: z\u00ebrin e saj. Letra t\u00eb hapura, peticione publike, q\u00ebndrime akademike, mobilizim qytetar, fushata informimi, t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb forma legjitime t\u00eb ndikimit demokratik q\u00eb mund t\u2019i k\u00ebrkojn\u00eb Presidentit t\u00eb ushtroj\u00eb kompetenc\u00ebn e tij sipas nenit 85 dhe ta kthej\u00eb ligjin n\u00eb Kuvend p\u00ebr rishqyrtim. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb moment i rrall\u00eb ku vendimmarrja institucionale mund t\u00eb ndikohet drejtp\u00ebrdrejt nga energjia qytetare.<\/p>\n<p>Por edhe n\u00ebse Presidenti e dekreton ligjin, ose edhe n\u00ebse hesht dhe ligji shpallet automatikisht, beteja nuk mbaron. At\u00ebher\u00eb nis faza e tret\u00eb: beteja juridike. Kushtetuta, n\u00eb nenin 134, e b\u00ebn t\u00eb qart\u00eb se ligjet mund t\u00eb \u00e7ohen p\u00ebr kontroll kushtetues nga: Presidenti, Avokati i Popullit, 1\/5 e deputet\u00ebve, apo organizatat q\u00eb kan\u00eb interes t\u00eb ligjsh\u00ebm. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se rruga drejt Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00ebsht\u00eb e hapur. Dhe p\u00ebr nj\u00eb ligj kaq problematik, t\u00eb mbushur me parregullsi dhe c\u00ebnime ndaj lirive themelore, ajo rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb e detyrueshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ndaj nj\u00eb ligji t\u00eb till\u00eb, ekziston nj\u00eb mjeti edhe m\u00eb i fort\u00eb demokratik: referendumi shfuqizues.<\/p>\n<p>Sipas nenit 150 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, 50 mij\u00eb qytetar\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb vote, kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e referendumit p\u00ebr shfuqizimin e nj\u00eb ligji, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb automatike. N\u00eb nj\u00eb vend ku brenda pak dit\u00ebve, qindra mij\u00ebra qytetar\u00eb kan\u00eb protestuar, n\u00eb rrug\u00eb dhe online, kund\u00ebr k\u00ebtij ligji, mbledhja e 50 mij\u00eb firmave nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e mundur, \u00ebsht\u00eb e sigurt.<\/p>\n<p>Madje, p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb vul\u00ebn nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb k\u00ebtij debati dhe p\u00ebr ta mbrojtur rendin shoq\u00ebror nga \u00e7do l\u00ebkundje e ardhshme ideologjike, populli shqiptar ka n\u00eb dor\u00eb edhe nj\u00eb instrument tjet\u00ebr, aq t\u00eb fuqish\u00ebm sa edhe themelor: referendumin kushtetues nga populli, apo amendimi i kushtetut\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb c\u00ebshtje nga Parlementi. Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i paprecedent\u00eb. P\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb rruga q\u00eb kan\u00eb zgjedhur disa shtete t\u00eb Bashkimit Europian si: Kroacia, Sllovakia, Letonia, etj; p\u00ebr t\u00eb gdhendur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb eksplicite n\u00eb kushtetutat e tyre binaritetin natyror t\u00eb dy gjinive dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur martes\u00ebn si bashkim midis nj\u00eb burri dhe nj\u00eb gruaje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb amendim i till\u00eb kushtetues do t\u2019i jepte Shqip\u00ebris\u00eb stabilitet juridik, qart\u00ebsi morale dhe imunitet ndaj eksperimenteve t\u00eb rrezikshme ideologjike q\u00eb mund t\u00eb vijn\u00eb sot apo nes\u00ebr. Nj\u00eb referendum q\u00eb konsakron binaritetin gjinor dhe p\u00ebrkufizon qart\u00eb institucionin e martes\u00ebs, i zhvilluar paralelisht me referendumin shfuqizues t\u00eb k\u00ebtij ligji fam\u00ebkeq, do t\u00eb siguronte jo vet\u00ebm zhb\u00ebrjen e nj\u00eb norme t\u00eb rrezikshme, por edhe mbrojtjen e p\u00ebrhershme t\u00eb themeleve antropologjike, ligjore dhe shoq\u00ebrore t\u00eb kombit. Nj\u00eb referendum i till\u00eb p\u00ebr qart\u00ebsimin e Kushtetut\u00ebs edhe me k\u00ebt\u00eb garanci, mund t\u00eb zhvillohej n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb me referendumin zhfuqizues t\u00eb ligjit fam\u00ebkeq.<\/p>\n<p>Pra Shqip\u00ebria dhe populli i saj, nuk \u00ebsht\u00eb pa rrug\u00eb. P\u00ebrkundrazi, ky \u00ebsht\u00eb momenti i prov\u00ebs s\u00eb pjekuris\u00eb son\u00eb kushtetuese: t\u00eb tregojm\u00eb se ligjet nuk jan\u00eb instrument i eksperimentimeve ideologjike, por reflektim i vlerave t\u00eb nj\u00eb populli. Sepse demokracia nuk \u00ebsht\u00eb votim i thjesht\u00eb n\u00eb sall\u00eb Kuvendi, por proces gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, i nd\u00ebrtuar mbi dialog, transparenc\u00eb dhe respekt t\u00eb lirive themelore individuale dhe kolektive. Sepse ky debat nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr politik\u00ebn. Ky debat \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\">\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Kaynak: <strong>prizrenpost<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ka ligje q\u00eb kalojn\u00eb pa u ndier; qet\u00eb, pa debat, pa tension, pa l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb njer\u00ebzve. Ka t\u00eb tjera q\u00eb prekin administrat\u00ebn, buxhetin, apo teknikalitete q\u00eb shumica e publikut asq\u00eb nuk i ndjek dot. Por shum\u00eb rrall\u00eb ndodh q\u00eb nj\u00eb ligj t\u00eb trazoj\u00eb themelet e nj\u00eb shoq\u00ebrie, t\u00eb hap\u00eb plag\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5420,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-5419","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinions"],"views":37,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5419","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5419"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5419\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5421,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5419\/revisions\/5421"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5420"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5419"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5419"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5419"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}