Bruno Fernandes shpallet Futbollisti i Vitit në Angli për sezonin 2025/26


Srijeda, 26 Augusta 2026

Bruno Fernandes është shpallur Lojtari i Vitit nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (PFA) për sezonin 2025/26, pas një sezoni të shkëlqyer me Manchester Unitedin.

Kapiteni i “Djajve të Kuq” fitoi votimin e futbollistëve, duke lënë pas Erling Haalandin, Rayan Cherkin, Gabriel Magalhãesin, David Rayën dhe Declan Rice.

Fernandes realizoi nëntë gola dhe dhuroi 21 asistime në Premier League, duke vendosur rekord të ri për asistimet në një sezon. Manchester United e mbylli kampionatin në vendin e tretë, shkruan 04 Online.

Ky është çmimi i tretë i madh individual për portugezin gjatë këtij sezoni. Më herët, ai u shpall edhe Lojtari i Sezonit në Premier League dhe fitoi çmimin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Futbollit (FWA).

Me këtë sukses, Fernandes kompleton një sezon të jashtëzakonshëm në aspektin individual./04 Online/


Izvor: prizrenpost

Najnoviji