Albulena Hadžiju izabrana je za predsednicu Skupštine Kosova


Srijeda, 9 Septembra 2026

Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës, në vazhdimin e seancës konstituive të legjislaturës së re.

Haxhiu, e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje mori mbështetjen e nevojshme të deputetëve për të udhëhequr Kuvendin.

“LVV për kryetare të Kuvendit të Kosovës e propozon zonjën Albulena Haxhiu. Është arritur një marrëveshje politike me LDK për presidentin, kështu që konsideroj se mund të procedojmë me këtë propozim”, tha deputeti Glauk Konjufca.

Ajo mori 62 vota për dhe 13 vota kundër. Në seancë të pranishëm në momentin e votimit ishin 102 deputetë kurse mungonin 18

Zgjedhja e saj i hap rrugë përmbylljes së procesit të konstituimit të Kuvendit dhe procedimit me hapat e tjerë për formimin e institucioneve të reja.


Izvor: prizrenpost

Etiketa:
Najnoviji