Nedjelja, 23 Augusta 2026
Tottenham Hotspur po shton përpjekjet për transferimin e Cody Gakpos nga Liverpooli.
Sipas gazetarit Nicolò Schira, klubi londinez po përgatit një ofertë të përmirësuar për anësorin holandez, i cili tashmë ka dhënë miratimin për një kontratë deri në vitin 2031, shkruan 04 Online.
Liverpooli tani duhet të vendosë nëse do ta pranojë ofertën e Tottenhamit, e cila raportohet të jetë rreth 70 milionë funte.
Tottenham e sheh Gakpon si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv dhe synon ta mbyllë marrëveshjen sa më shpejt. Nëse transferimi realizohet, 27-vjeçari do të ishte një tjetër afrim i rëndësishëm në projektin e Roberto De Zerbit./04 Online/
Izvor: prizrenpost




