Salı, Ağustos 25th 2026

Kristjan Asllani mund të largohet nga Interi gjatë kësaj merkatoje, pasi mesfushori shqiptar nuk bën pjesë në planet e trajnerit Cristian Chivu.
Sipas “Goal”, për 24-vjeçarin ka shfaqur interesim konkret Al Jazira nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Dy klubet po diskutojnë mundësinë e një marrëveshjeje, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar formula e transferimit, shkruan 04 Online.
Interi preferon një largim përfundimtar të Asllanit, i cili sezonin e kaluar ishte i huazuar te Besiktasi, ku zhvilloi 33 ndeshje, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë dy asistime.
Për mesfushorin shqiptar interesim ka pasur edhe nga klube të tjera, ndërsa aventura e tij në Milano duket se po shkon drejt fundit./04 Online/
Kaynak: prizrenpost
