Manchester City godet me 100 milionë euro, siguron talentin Ayoub Bouaddi


Pazar, Ağustos 23rd 2026

Manchester City ka arritur marrëveshje për transferimin e talentit maroken Ayoub Bouaddi nga Lille, në një operacion që raportohet të jetë rreth 100 milionë euro.

Mesfushori i ri shihet si një investim i rëndësishëm për të ardhmen dhe si një nga kandidatët për të marrë një rol të rëndësishëm në mesfushën e skuadrës angleze.

Bouaddi pritet të udhëtojë drejt Anglisë për të përfunduar procedurat e transferimit dhe formalitetet e kontratës, duke munguar kështu në ndeshjen e Lille ndaj Angersit, shkruan 04 Online.

Talenti maroken ka qenë ndër lojtarët më të spikatur të kombëtares së tij dhe paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.

Transferimi pritet të jetë një tjetër investim i madh i Manchester Cityt në rindërtimin e mesfushës dhe në krijimin e skuadrës për sezonet e ardhshme./04 Online/


Kaynak: prizrenpost

Leave a Reply

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit