Unë votoj për Atifete JAHJAGA Personi i vitit 2013 nga bota shqiptare!


E diel, 15 Dhjetor 2013

Unë votoj për Atifete JAHJAGA Personi i vitit 2013 nga bota shqiptare!

  • Jo (86%, 198 Vota)
  • Po (14%, 31 Vota)

Numri i votuesve: 229

Loading ... Loading ...

Atifete Jahjaga shkollimin fillor, atë të mesëm dhe studimet në Fakultetin Juridik i kreu në Prishtinë, Kosovë. Si juriste e diplomuar nga Universiteti i Prishtinës doli në vitin 2000, ndërkaq më vonë përfundoi edhe studimet në Universitetin e Manchester-it në Angli, certifikimin postdiplomik në menaxhimin policor dhe të drejtës penale në vitin 2006/2007, ndërsa tash vazhdon studimet e magjistraturës në shkencat kriminalistike në Prishtinë.

Më 6 prill 2011, ajo u shpall si kandidate konsensuale për Presidente të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re, me mbështetjen edhe të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara Christopher Dell. Më 7 prill 2011 u zgjodh Presidente e Republikës së Kosovës. Jahjaga ishte zëvendësdrejtore e përgjithshme e Policisë së Kosovës, ndërsa një kohë pas shkarkimit të Behar Selimit deri në zgjedhjen e Reshat Maliqit në krye të Policisë, ajo ushtroi detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Etiketa: ,