E shtunë, 30 Maj 2015
Udhëheqësit e dy vendeve fqinjë të Kosovës nuk e kanë përmendur fare përfshirjen e liderëve të Kosovës në këtë marrëveshje.
Brenda dy javësh, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Serbisë, Aleksander Vucic pritet të nënshkruajnë protokollin për ndërtimin e autostradës Tiranë-Nish, e cila kalon nëpër Prishtinë.
Udhëheqësit e dy vendeve fqinjë të Kosovës nuk e kanë përmendur fare përfshirjen e liderëve të Kosovës në këtë marrëveshje, e cila Serbisë i siguron dalje në det.
Para kësaj marrëveshje, Hashim Thaçi sa ishte Kryeministër kishte arritur marrëveshje me Kryeministrin e atëhershëm të Serbisë, Ivica Dacic, për lidhjen e autostradës së Kosovës me atë të Serbisë.
Por, duket se marrëveshja e fundit mes Shqipërisë dhe Serbisë e ka lënë krejt anash marrëveshjen e mëhershme të Prishtinës dhe Beogradit.
Në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, Baronesha Ashton pati konfirmuar arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve për lidhjen e autostradës së Prishtinë-Nish.
“Të dyja palët kanë rënë dakord për të krijuar një ekip teknik pune të përbashkët për të përgatitur një studim fizibiliteti për autostradën Nish Prishtinë”. Realizimi i kësaj autostrade, e cila pritet të financohet nga Bashkimi Europian, do të lidhë Prishtinën me Beogradin (autostrada BeogradNish është ekzistuese) dhe është vazhdim me autostradën DurrësPrishtinë, duke lidhur kështu edhe Portin e Durrësit me Beogradin”, ka thënë ajo, në nëntor të vitit 2012.
Etiketa: autostrada, Kosova, Serbia, Shqipëria