E diel, 28 Maj 2017 
Legjenda braziliane, Ronaldo ka treguar se si u largua nga Real Madrid në vitin 2007 për të kaluar në Milan.
Ai po ashtu tregoi edhe problemet me Fabio Capellon, të cilat vinin për shkak të peshës së tij dhe jo paraqitjeve të tij.
“Largimi nga Real Madrid? U largova kundër dëshirës time. Fillova të kisha shumë probleme me Capellon. Edhe nëse i kisha 100 gram më shumë se sa duhej, unë nuk do të luaja”, tha Ronaldo për Fox Sports.
“Unë jam tolerant dhe e kuptoj këtë. Por, nuk e kuptoja. E kuptoja pozitën e tij si trajner, por në futboll nuk varet nëse keni 100 apo 200 gram më shumë. Kjo nuk e bën diferencën”.
Etiketa: fabio capello, La Liga, Ronaldo