1 orë para atentatit, Leka u fal në xhami


E diel, 7 Dhjetor 2014

Tiranë – 38-vjeçari Shkëlzen Leka i ekzekutuar dje në mbrëmje në kryeqytet është fotografuar në Xhaminë e “Dine Hoxha” te Rruga e Kavajës, rreth një orë para se të vritej në një lokal në rrugën Islam Alla.

Para se të shkonte në lokalin ku iu bë atentati, Leka, siç mund të kuptohet nga fotoja, ka shkuar për të falur Namazin. Ndërkohë që të afërm të tij shprehen se ai ishte besimtar i rregullt dhe falej 5 herë në ditë.

Sipas dëshmitarëve, në lokalin ku u vra 38-vjeçari, ka hyrë një djalë në moshë të re dhe ka shkrehur plot 12 plumba, 8 prej të cilëve e kanë kapur atë në kokë e trup.

Etiketa: ,