Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

113 miliardë dollarë humbje ekonomike nga katastrofat e vitit 2014

Prizren Post | 21:14 - 17.12.2014

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Cyrih – Humbjet ekonomike botërore të lidhura me katastrofat natyrore kanë qenë më të ulta në vitin 2014 sesa në vitin 2013, duke arritur shumën e 113 miliardë dollarëve (90,7 miliardë euro), sipas një vlerësimi të kompanisë zvicerane të siguracioneve “Swiss Re” të publikuar sot.

”Kjo shumë është nën shumën mesatare të 10 viteve të fundit që arrin 188 miliardë dollarë”, theksoi kompania zvcerane në studimin e saj.

”Kjo shifër regjistron gjithashtu një rënie me 16 për qind në raport me vitin e kaluar, ku humbjet ekonomike arritën vlerën e 135 miliardë dollarëve”, nënvizoi “Swiss Re”.

Por, këtë vit ka pasur edhe më pak humbje në jetë njerëzore të shkaktuara nga katastrofat natyrale duke vlerësuar se është rreth 11 mijë të vdekur kundrejt 27 mijë që ishte në vitin 2013./ATA


Arivisti Company