Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

12 policë në Prizren dalin pozitivë me Coronavirus

Prizren Post | 22:56 - 22.05.2020

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

PRIZREN – Nga 19 raste të reja sa janë konfirmuar sot me coronavirus në Prizren, 12 prej tyre janë policë.

Lajmin e ka konfirmuar, zyrtari për informim i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Mund të ju konfirmoj se 12 zyrtarë të Policisë së Kosovës janë infektuar me coronavirus”, tha ai.

Me rastet e fundit të konfirmuara, në Prizren numri i personave të infektuar ka arritur në 121, ndërsa gjithsej në Kosovë janë 1 mijë e 25 persona që janë prekur nga virusi COVID-19.


Etiketa:

Bëni një koment