Vuçiq: Ne mbrojtëm interesat kombëtare në Bruksel


E shtunë, 26 Dhjetor 2015

Beograd – I pari i qeverisë së Serbisë, Aleksader Vuçiq ka folur edhe sot rreth deklaratave të ambasadorit amerikanë në Serbi, Micahel Kirby, i cili kishte deklaruar se Kosova duhet të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ai ka thënë se Serbia ka arritur të mbrojë interesat e veta kombëtare duke e ndjekur një politike serioze dhe të përgjegjëshme.

Vuçiq shtoi se Serbia ende ka probleme serioze sikurse është Kosova, që sipas tij nuk është aspak e lehtë për të ardhmen për t’u marrë me to, transmeton Koha.net.

“Në Bruksel për shumë çështje nuk ka qenë e lehtë për ne, por vepruam me seriozitet dhe në përputhje me fuqinë dhe aftësinë e Serbisë duke i mbrojtur interesat politikë, ekonomikë dhe gjithpërfshirës të Serbisë”, tha Vuçiq për Sputnik.

“Kanë qenë deklarata të pritshme ato për normalizim mes Beogradit dhe Prishtinës nga Kirby, sepse ata e kanë njohur Kosovën. Por këto deklarata janë shumë të ndryshme me ato të Serbisë”, përfundoi ai.

Etiketa: ,