21 të akuzuarit për krime lufte e dëbim të shqiptarëve do të gjykohen në mungesë


E hënë, 28 Shtator 2026
21 të akuzuarit për krime lufte e dëbim të shqiptarëve do të gjykohen në mungesë

Gjykata Themelore në Prishtinë vendos që të mbahet gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte e dëbimin e mijëra shqiptareve.

në lidhje me dëbimin e qindra mijëra shqiptarëve nga Kosova gjatë luftës së vitit 1999.

Sipas aktakuzës, gjatë periudhës janar–qershor 1999, të akuzuarit kanë ushtruar autoritet dhe kontroll efektiv mbi forcat që vepronin nën përgjegjësinë e tyre gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë.

Prokuroria pretendon se të akuzuarit, përmes raporteve operative, komunikimeve të brendshme dhe pranisë në terren, kanë qenë në dijeni për veprimet e ndërmarra nga forcat nën komandën ose kontrollin e tyre.

Sipas aktakuzës, këto veprime kanë rezultuar në organizimin e kolonave të detyruara të civilëve shqiptarë, me qëllim dëbimin e tyre nga Kosova drejt kufirit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e atëhershme.

Në aktakuzë përmendet shifra prej 862 mijë e 979 civilësh shqiptarë të dëbuar gjatë kësaj periudhe.

Prokuroria pretendon gjithashtu se të akuzuarit nuk kanë ndërmarrë masat e nevojshme dhe të arsyeshme, brenda kompetencave dhe përgjegjësive të tyre, për të parandaluar këto veprime, për t’i penguar autorët apo për t’i raportuar veprat e kundërligjshme tek autoritetet përkatëse.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit