Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

30 mijë euro gjobë për nxjerrje të informatave nga BKS-ja (DOKUMENT)

Prizren Post | 08:32 - 27.07.2017

Ata të cilët e shkelin atë parashihet shkëputje e menjëhershme e kontratës së punës dhe nëse nuk ndodh kjo atëherë për këta persona BKS-ja ka paraparë gjobë duke filluar prej 30 mijë eurove, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Nëse dëshmohet se një punëtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) ka nxjerrë në opinion ndonjë informacion rreth punës që ai bën në Byro ky veprim atij mund t’i kushtojë me largim të menjëhershëm nga vendi i punës. E nëse nuk ndodh kjo, atë e pret një gjobë duke filluar nga 30 mijë euro.

Nga frika se në opinion po dalin informacione Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS), e cila aktualisht drejtohet nga Blerim Pushkolli e derisa vëllai i presidentit, Gani Thaçi, mban pozitën e koordinatorit për planifikim strategjik, të gjithë punëtorëve përveç kontratës së punës ua ka obliguar ta nënshkruajnë edhe kontratën e konfidencialitetit, praktikë kjo e jo e zakonshme pasi në BKS nuk ka asnjë dokument të klasifikuar i cili mbrohet me ligj.

Në bazë të ligjit vendimet që nxjerr Byroja është dashur të jenë publike, por së paku një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tash.

Ky veprim i menaxhmentit të Byrosë ka ardhur pasi muaj më parë gazeta “Zëri” për herë të parë ka publikuar dokumente, në të cilat është dëshmuar paga super e lartë, por edhe ndikimi i vëllait të presidentit në BKS.

Në Nenin 1 të marrëveshjes, e cila tashmë është nënshkruar nga pjesa dërrmuese e punëtorëve e të cilën ka arritur ta sigurojë gazeta “Zëri”, thuhet se objekt i kësaj marrëveshjeje është detyrimi i punëtorit për ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave, fakteve dhe rrethanave që kanë të bëjnë me të siguruarit, të dhënat me të cilat njihet gjatë ushtrimit të veprimtarisë në BKS, si dhe të dhënat për politikën e brendshme të BKS-së.

Aty më tutje thuhet se kjo marrëveshje do të jetë në fuqi gjatë kohëzgjatjes së kontratës së punës dhe e njëjta do të mbetet në fuqi edhe për pesë vjet të tjera nga data e ndërprerjes së kontratës së punës…


Etiketa:
Arivisti Company