31 persona të vdekur dhe 100 të lënduar në Urumçi të Kinës


E enjte, 22 Maj 2014

Pekin – Të paktën 31 persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 100 janë lënduar nga një shpërthim i fuqishëm që ka ndodhur sot në mëngjes në Urumçi, i cilësuar si kryeqyteti i rajonit veriperëndimor Sinxhijang.

Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, dy automjete kanë përplasur blerësit në një treg dhe më pas kanë hedhur eksploziv nga makinat e tyre. Xinjiang është një zonë problematike në të cilën jetojnë edhe pakicat ujgure.

Muajin e kaluar një sulm me bombë në një stacion autobusi ka vrarë tre persona dhe ka plagosur me dhjetëra të tjerë. Mediat lokale kanë raportuar se dëshmitarët kanë dëgjuar një numër të madh shpërthimesh në momentin e incidentit.

Të fundit