Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

370 mijë euro pajisje për Kardikokirurgjinë që qytetarët të mos presin në lista

Prizren Post | 11:54 - 19.07.2018

Prishtinë – Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dyvjeçare me grupin e spitaleve italiane të përfaqësuar nga spitali pediatrik “Meyer” nga Firence.

Marrëveshja ka për qëllim forcimin e aftësive profesionale të personelit shëndetësor të repartit të Kardiokirurgjisë në QKUK dhe pajisjen me aparatura.

Një ditë pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, sot është shënuar edhe ceremonia zyrtare e dorëzimit të aparaturave në vlerë prej 370 mijë eurosh për Kardiokirurgjinë, njofton Klan Kosova.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, ky është një donacion shumë i çmuar i Qeverisë italiane, që implementohet nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim e Zhvillim në kuadër të projektit tremilionësh “Mbështetje për sistemin shëndetësor në Kosovë”.

“370 mijë euro pajisje për Klinikën e Kardiokirurgjisë, të cilat mundësojnë vënien në funksion edhe të sallës së dytë operative për sëmundjet e zemrës dhe rritjen e numrit të shërbimeve. Donacioni nga Qeveria italiane për shëndetësinë kosovare, është në kuadër të projektit 3-milionësh “Mbështetje për sistemin shëndetësor në Kosovë”.

“Pas heqjes së listës së pritjes për stentim, tani kjo klinikë do të jetë edhe më e gatshme për pacientët tanë që t’u shërbejë të gjithëve, pa dallim dhe pa pasur nevojë të presin”, ka thënë Ismaili.

Ismaili: 370 mijë euro pajisje për Kardikokirurgjinë që qytetarët të mos presin në lista
11:28, 19 Korrik 2018
Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dyvjeçare me grupin e spitaleve italiane të përfaqësuar nga spitali pediatrik “Meyer” nga Firence.

Marrëveshja ka për qëllim forcimin e aftësive profesionale të personelit shëndetësor të repartit të Kardiokirurgjisë në QKUK dhe pajisjen me aparatura.

Një ditë pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, sot është shënuar edhe ceremonia zyrtare e dorëzimit të aparaturave në vlerë prej 370 mijë eurosh për Kardiokirurgjinë, njofton Klan Kosova.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, ky është një donacion shumë i çmuar i Qeverisë italiane, që implementohet nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim e Zhvillim në kuadër të projektit tremilionësh “Mbështetje për sistemin shëndetësor në Kosovë”.

“370 mijë euro pajisje për Klinikën e Kardiokirurgjisë, të cilat mundësojnë vënien në funksion edhe të sallës së dytë operative për sëmundjet e zemrës dhe rritjen e numrit të shërbimeve. Donacioni nga Qeveria italiane për shëndetësinë kosovare, është në kuadër të projektit 3-milionësh “Mbështetje për sistemin shëndetësor në Kosovë”.

“Pas heqjes së listës së pritjes për stentim, tani kjo klinikë do të jetë edhe më e gatshme për pacientët tanë që t’u shërbejë të gjithëve, pa dallim dhe pa pasur nevojë të presin”, ka thënë Ismaili.

Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Piero Cristoforo Sardi, theksoi se kjo është faza e parë e donacionit për aparatura mjekësore në Kardiokirurgji.

Sipas tij, ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej me Ministrinë e Shëndetësisë.

”Jemi këtu për të parë nga afër realizimin e një pjese të projektit, që është bërë i mundur nga qeveria italiane. Projekti është rreth 3 milionë euro si donacion me disa pajisje mjekësore në Spitalin e Kardiokirurgjisë në Prishtinë. Falënderojmë ministrin Ismaili për shtyrjen përpara të këtij projekti. Italia do të vazhdojë të ndihmojë edhe në të ardhmen shëndetësinë kosovare”.

Kjo marrëveshje është pjesë e projektit tremilionësh “Mbështetje për sistemin shëndetësor në Kosovë”, i financuar nga Qeveria italiane nëpërmjet Agjencisë Italiane për Bashkëpunim e Zhvillim.


Etiketa:
Arivisti Company