5 të vdekur, 118 të infektuar dhe 157 të shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit


E diel, 19 Korrik 2020

PRISHTINË – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se të hënën janë testuar gjithsej 489 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 118 raste pozitive me COVID-19, 157 persona janë shëruar, kurse pesë të infektuar kanë vdekur.

IKSHPK ka njoftuar numri total i rasteve pozitive është 5.735 raste nga 31.056 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 135 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar157pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.968 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.632.

Etiketa: , , ,