591 raste të reja me koronavirus në Kosovë
Prizren Post | 15:29 - 04.03.2021

PRISHTINË – Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistrua 591 raste të reja me COVID-10.
IKShPK njofton se shtatë persona kanë ndërruar jetë nga ky virus.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.674 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 591 raste pozitive.
Brenda 24 orëve të fundit, janë shëruar 386 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.014 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.703”, njofton IKShPK.
Etiketa: Coronavirus • Covid19 • Kosovë