6 vjet Pavarësi dhe “robëri”


E martë, 18 Shkurt 2014

Autor: Imer VELIU

“Të burgosur të jemi të lirë, do të thotë se burgun e kemi më mirë!”
Egzon AVDULLAHI

Pas gjashtë viteve Pavarësi, Kosova vazhdon të jetë e atrofuar përbrenda kornizave demokratike, që thirren në emër të lirisë së individit e që në fakt, gjithfar eksperimenti zhvillohet në shtetin e Kosovës tonë të pavarur, pos lirisë esenciale të individit!

Arsimi si djep i gatimit të brezave të ardhshëm, është vënë në pikpytje të madhe, ku korrupsioni në pranimin e studentëve në UP arrin shifra alarmante, kuptohet pas skandalit të rektoratit, si duket kungujt filluan të dalin mbi ujin e turbulluar!…

Aferat e njofsis për të zënë një vend pune nuk kanë të ndalur. A duhet të jemi të gjithë të njofshëm e të pa ditur për të zënë një vend pune!?

Një thënje e Kim Mehmetit më ngeli në mendje ku thoshte se “Mjaftë më magjistruam e doktorruam, ejani të studiojmë pak”. Shumica e pushtetarëve arritën grada të Doktorratës, si pasojë e “titullomanisë”, ku mbrenda vitit arrin të gradohesh me titullin DR, e më pas thur lavde vetvetes si njeri i dijes e i shkencës, mendimtar me mendime mollëprishura plot krimba përbrenda.

Niveli i lartë i cilësis së dobët në UP, ka hapur mundësi që Kosova të vërshohet nga universitete private. Kryje një fakultet, tek e fundit një master a doktorratë se të duhet, fundja në privat…refreni që më së shumti dëgjohet në Kosovën tonë të pavarur.

Diplomat e UP-ës nuk njifen në shumicën e shteteve të botës, dhe studentët vazhdojnë të kridhen në dëshpërim, pasi që jo gjithkushi ka dikë të njofshëm ose ka mundësi të dalë jashtë Kosovës!

Përgëzimi për liberalizimin e vizave nga Lunacek, që edhe për tre vite nuk do të bëhet, na jep mundësinë që të ëndërojmë lirinë e lëvizjes dhe të kënaqemi me burgun e mirë, si dhe të masim faturat e hargjimeve të ministreshës Çitaku dhe të dëgjojmë pallavrat dhe rrenat e saj për liri të lëvizjes!

Zoti e udhëzoftë udhëheqësinë tonë!

Autor: Imer VELIU
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa:
Të fundit