7 të vdekur dhe 337 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


E diel, 1 Nëntor 2020

PRISHTINË – Edhe shtatë persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi, kurse janë shënuar 337 raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.318 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 337 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar shtatë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 20.179 raste nga 95.774 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 688 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 91 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.611 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.880.

Etiketa: , , ,
Të fundit