73.3% e nxënësve e kanë kaluar Testin e Maturës


E enjte, 21 Qershor 2018

Prishtinë – Provimin e maturës shtetërore këtë vit e kanë kaluar 73.3 për qind e nxënësve.

Rezultatet më të mira këtë vit maturantët i kanë treguar në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, ndërsa më keq kanë qenë në lëndët natyrore, njofton Klan Kosova.

Ministri Shyqyri Bytyqi ka thënë se ky rezultat është real.

“Nuk kemi pritë ma shumë. Ne kemi pas synim të kemi rezultate reale”.

Për shkak të parregullsive nga testi janë larguar 87 nxënës dhe tetë administratorë, njofton Klan Kosova.

Vitin e kaluar kalueshmëria në këtë provim shtetëror ka qenë 83.5 për qind.

Etiketa: ,
Të fundit