Serbia e vetmja që nuk i vë sanksione Rusisë


E shtunë, 6 Shtator 2014

Beograd – Serbia mbetet nje nga vendet e vetme evropiane qe nuk i ka vënë sankcione Rusisë.

Edhe pse nuk ka pasur presione nga Bashkimi Evropian, Serbia nuk do të lejohet të ekportojë mallra evropiane për në Rusi.

Të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian i kanë rritur sankcionet ndaj Rusisë, përshkak të ndërhyrjes në Ukrainë. Megjithëkëtë, Serbia është një nga vendet e vetme evropiane që ka vendosur të kundërtën.

Kryeministri Aleksandar Vucic, ka deklaruar se Serbia, nuk do ti vëjë sankcione Rusisë dhe nuk e ka ndërmend të merr masa as në të ardhmen. Këtë politikë që parafrazohet në Beograd edhe Brukseli edhe Moska ka kohë që e luan ministria e jashtme e Serbisë, e cila tashmë po kritikohet nga ish diplomatë serb, dhe nga mediat e pavarura në vend.

Deklaratee Dusan Janjic, Analist:

`Serbia duke ju afruar Brukselit, sigurisht se duhet të ndryshojë edhe politikën e saj ndaj Moskës. Por momentalisht ajo nuk është në gjendje ta bëjë një gjë të tillë. As Bashkimi Evropian nuk po kërkon nga Serbia që ti vëjë sanksione Rusisë, por ta mos e keqpërdorë pozitën e saj të hapur me Rusinë për të eksportuar mallra evropiane nga Serbia për në Rusi`.

Atë që e prodhon Serbia për një vit në agrikulturë dhe industri ushqimore, Rusia e konzumon për një ditë. Eksporti i Serbisë në Rusi kryesisht përbëhet nga prodhimet ushqimore. Mbyllja e derës për Moskën Serbisë do ti kushtonte rreth 300 milionë euro në vit, gjë të cilën ky vend në krizë finaciare nuk do ta përballonte dot.

Serbia nga java e ardheshme do te mbetet nje nga dyert e vetme te hapura per Mosken. Beogradi zyrtar eshte zotuar se nuk do te importoj mallra nga vendet e bashkimit evropian per te eksportuar drejt Rusise. A do te ndodhe keshtu, apo e kunderta… kjo do te varet nga monitorimi qe do ta bejne autoritetet e Bashkimit Evropian./RTK/

Etiketa: , ,
Të fundit