Ulet nafta, por…


E enjte, 9 Prill 2026
Ulet nafta, por…

Bordi i Transparencës vendosi këtë të enjte çmimet e reja për karburantet në vend.

Sipas vendimit, nafta do të tregtohet deri në 210 lekë/litër me pakicë, duke e ulur me 10 lekë në krahasim me një ditë më parë dhe 198 lekë/litër me shumicë, ndërsa benzina deri në 173 lekë/litër me pakicë dhe 161 lekë/litër me shumicë.

Çmimet e reja hyn në fuqi në orën 14:30, dhe do të mbeten në fuqi deri në një vendim të ri. Autoritetet paralajmërojnë se çdo shkelje nga operatorët do të ndëshkohet deri në pezullim aktiviteti.

Sipas njoftimit, çmimet aktuale janë nën kufirin e përcaktuar nga akti normativ, çka do të thotë se akciza do të aplikohet në nivel të plotë, 100%.

Çështja që shtrohet tashmë është: e do rikthehet nafta aty ku ishte?

Më saktë, do të bjerë nën dy mijë lekë litri?

Tashmë po përflitet se çmimin e lartë të karburanteve e dikton tarifa e lartë iraniane mbi cisternat që kalojnë në Hormuz. Deri para lufte ato nuk ekzistonin. /tesheshi.com/  


Burimi: tesheshi

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit