Netanyahu urdhëron sulme të ashpra ndaj Hezbollahut në Liban


E diel, 26 Prill 2026
Netanyahu urdhëron sulme të ashpra ndaj Hezbollahut në Liban

Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar ushtrinë të “godasë fuqishëm objektivat e Hezbollahut” në Liban, vetëm dy ditë pasi armëpushimi u zgjat edhe për tre javë.

Pas këtij urdhri, u raportuan sulme të reja izraelite në jug të Libanit, ku sipas burimeve zyrtare libaneze, të paktën gjashtë persona u vranë gjatë së shtunës.

Sulmet përfshinë një kamion dhe një motoçikletë në zonën Yohmor al-Shaqeef në rajonin Nabatieh, ku humbën jetën katër persona. Ndërkohë, dy persona të tjerë u vranë dhe 17 u plagosën në një tjetër sulm në qytetin Safad al-Battikh, në rajonin Bint Jbeil.

Ushtria izraelite,deklaroi se ka “eliminuar” katër anëtarë të Hezbollah, duke pretenduar se ata po transportonin armë.

Përplasjet e vazhdueshme ndërkufitare mes dy palëve kanë rritur tensionet dhe kanë vënë në rrezik armëpushimin e brishtë, i cili është zgjatur pas bisedimeve mes përfaqësuesve të dy vendeve në Washington. /mesazhi


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit