E diel, 26 Prill 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për një sulm me armë gjatë një aktiviteti presidencial në Washington, D.C., duke e cilësuar ngjarjen si tronditëse dhe një goditje ndaj vetë thelbit të jetës demokratike. Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama shprehet se e dënon me forcë aktin e dhunës, ndërsa thekson se ndihet i lehtësuar që Donald Trump dhe të gjithë të pranishmit janë shëndoshë e mirë.
“Tronditëse të marrësh lajmin për një sulm të dhunshëm me armë nga një person i armatosur në një hotel në Washington, DC gjatë një aktiviteti presidencial me gazetarë. Një sulm i tillë godet lirinë dhe mënyrën tonë demokratike të jetesës kudo. E dënoj me forcë. I lehtësuar që Presidenti dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt dhe mirë”-shkruan Rama në “X”.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
