Irani tall amerikanët, publikon hartën e SHBA-së: “Patçi fat në bllokadë…”


E premte, 1 Maj 2026
Irani tall amerikanët, publikon hartën e SHBA-së: “Patçi fat në bllokadë…”

Lufta vazhdon, por për momentin me deklarata dhe shantazhe ujor

Ndërsa priste që Presidenti i SHBA-së Donald Trump të merrte një vendim se si të vazhdonte konfliktin me Iranin, kryetari i parlamentit të këtij vendi të Lindjes së Mesme ka folur hapur.

Në mesazhin e tij në rrjetin social X, Mohammad-Baqer Qalibaf tall amerikanët. Ai publikoi një hartë të Shteteve të Bashkuara së bashku me mesazhin.

“Nëse ndërtoni dy mure, një nga Nju Jorku në Bregun Perëndimor dhe tjetrin nga Los Anxhelosi në Bregun Lindor, gjatësia totale do të jetë 7,755 km, që është ende rreth 1,000 km më pak se kufijtë e përgjithshëm të Iranit. Patçi fat në bllokimin e një vendi me kufij të tillë”, tha Ghalibaf.

Ai la gjithashtu një shënim për Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së Pete Hegseth.

“Një kilometër është 0.62 milje”, tha ai. /tesheshi


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit