E dhimbshme: Ky është i riu që u ther për vdekje në Gjakovë


E martë, 5 Maj 2026
E dhimbshme: Ky është i riu që u ther për vdekje në Gjakovë

Një rast i rëndë është shënuar në orët e para të së martës në Gjakovë, ku i riu Rexhë Brahimaj vdiq pas therjes me thikë.

Të afërm të të ndjerit kanë ndarë lajmin e kobshëm, ndërsa policia ka konfirmuar rastin e rëndë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha për Klankosova.tv se i dyshuari është ende në arrati.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit jemi njoftuar se një person i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë. Fillimisht ishte dërguar në QKMF dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku edhe ka ndërruar jetë”, tha ai për Klankosova.tv.

Vrasja në Gjakovë, i dyshuari në arrati – detaje nga policia


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit