Kurti: Opozita po e kërkon pushtetin duke bllokuar progresin, VV synon vazhdimin e qeverisjes


E diel, 10 Maj 2026
Kurti: Opozita po e kërkon pushtetin duke bllokuar progresin, VV synon vazhdimin e qeverisjes

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka publikuar të dielën në Facebook fjalimin e mbajtur në mbledhjen e 63-të të Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ku është konfirmuar edhe kandidatura e tij për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

Në fjalim, Kurti ka folur për të arriturat e qeverisjes së tij, duke përmendur rritjen ekonomike, rritjen e pagave, shtimin e vendeve të punës, si dhe investimet në arsim, shëndetësi dhe siguri.

Ai gjithashtu ka kritikuar opozitën, duke e akuzuar për bllokim të proceseve institucionale dhe pengim të vendimeve në Kuvend, përfshirë edhe çështje me rëndësi shtetërore dhe ndërkombëtare.

Sipas Kurtit, veprimet e opozitës po vijnë si rezultat i, siç u shpreh ai, humbjes së mbështetjes popullore dhe përpjekjeve për të penguar progresin e vendit.

Në fund të fjalimit, ai ka bërë thirrje për vazhdim të mbështetjes politike ndaj Vetëvendosjes, duke theksuar se synimi i tyre mbetet zhvillimi ekonomik, forcimi i shtetit dhe integrimi evropian i Kosovës.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit