Kremlini akuzon Armeninë se i ka ofruar Zelenskyt platformë “anti-ruse”


E diel, 10 Maj 2026
Kremlini akuzon Armeninë se i ka ofruar Zelenskyt platformë “anti-ruse”

Rusia ka akuzuar Armeninë të dielën se i ka ofruar presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky siç ka thënë “një platformë për deklarata anti-ruse”, duke shënuar një shenjë të mëtejshme të ftohjes së marrëdhënieve midis aleatëve tradicionalë, Moskës dhe Jerevanit.

Gjatë një vizite në Jerevan javën e kaluar, Zelensky ka thënë se Rusia kishte frikë se “dronët mund të fluturonin mbi Sheshin e Kuq” në Moskë gjatë paradës vjetore më 9 maj, për të përkujtuar fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Parada u zhvillua siç ishte planifikuar të shtunën në një format të reduktuar, pa shfaqjen e zakonshme të pajisjeve ushtarake, për shkak të rrezikut nga sulmet ukrainase me dronë.

Mirëpo, Moska ka thirrur ambasadorin armen të enjten për të protestuar për ato që i ka përshkruar si “kërcënime terroriste kundër Rusisë” të bëra nga Zelensky në Jerevan.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se gjëja kryesore për Rusinë është që Armenia të mos mbajë qëndrim anti-rus.

Rusia të enjten ka shprehur gjithashtu shqetësim se Armenia po tërhiqej në atë që e ka përshkruar si “orbita anti-ruse” e Bashkimit Evropian, pasi priti një takim të Komunitetit Politik Evropian më 4 maj.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit