Irani i kthen përgjigje SHBA-së për propozimin për fundin e luftës


E diel, 10 Maj 2026
Irani i kthen përgjigje SHBA-së për propozimin për fundin e luftës

Irani u ka dërguar përgjigjen e tij ndërmjetësve pakistanezë ndaj propozimit të fundit të armëpushimit të SHBA-së dhe dëshiron që negociatat të përqendrohen në përfundimin e përhershëm të luftës, ka thënë të dielën media shtetërore e Iranit.

Televizioni shtetëror ka thënë se Irani kërkon t’i japë fund luftës në të gjitha frontet, përfshirë në Liban, dhe të garantoj sigurinë e transportit detar.

Propozimi i fundit i Uashingtonit trajton një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, për të rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe për të tërhequr programin bërthamor të Iranit, një çështje që Teherani do të preferonte ta diskutonte më vonë.

Nuk ka ende ndonjë koment nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me përgjigjen e Iranit.

Ndërkohë, armëpushimi i brishtë është vënë në provë të dielën kur një dron ndezi një zjarr të vogël në një anije pranë Katarit, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti raportuan se dronë hynë në hapësirën e tyre ajrore.

Emiratet e Bashkuara Arabe fajësuan Iranin për sulmin e tij. Nuk u raportuan viktima dhe askush nuk mori përgjegjësi menjëherë. Ministria e Jashtme e Katarit e ka quajtur atë një “përshkallëzim të rrezikshëm dhe të papranueshëm që kërcënon sigurinë e rrugëve tregtare detare dhe furnizimet jetësore në rajon”.

Irani dhe grupet e armatosura aleate kanë përdorur dronë për të kryer qindra sulme që nga fillimi i luftës me sulmet e SHBA-së dhe Izraelit më 28 shkurt.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit