E mërkurë, 29 Tetor 2014
Prizren – Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka pritur në takim rektorin e Universitetit Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj.
Ky i fundit deklaroi se do të angazhohet maksimalisht drejt zhvillimit dhe ngritjes së cilësisë së studimeve akademike, bashkëpunimit ndërkombëtar, plotësimit të stafit akademik dhe avancimit të mëtutjeshëm të këtij institucioni.
Sipas një komunikate të MASHT, Buja uroi rektorin Vataj për detyrën e re, si drejtues i një prej universiteteve publike në vend, ndërkaq u zotua se Universiteti “Ukshin Hoti” do të ketë mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Arsimit, në arritjen e objektivave kryesore, deri në konsolidimin e plotë të këtij institucioni.
Ndërsa, Rektori Vataj, falënderoi ministrin Buja për përkrahjen e tij dhe premtimin se do të vazhdojë që edhe më tutje ta mbështes këtë institucion, njëherësh tha se si rektor i UPZ-së, do të angazhohet maksimalisht drejt zhvillimit dhe ngritjes së cilësisë së studimeve akademike, bashkëpunimit ndërkombëtar, plotësimit të stafit akademik dhe avancimit të mëtutjeshëm të këtij institucioni.