Irani: Bisedimet me SHBA-në synojnë mbrojtjen e të drejtave, “jo dorëzimin”


E diel, 10 Maj 2026
Irani: Bisedimet me SHBA-në synojnë mbrojtjen e të drejtave, “jo dorëzimin”

Bisedimet me Shtetet e Bashkuara synojnë mbrojtjen e të drejtave të Iranit, “jo dorëzimin”, tha të dielën presidenti iranian Masoud Pezeshkian, transmeton Anadolu.

“Nëse ka ndonjë bisedë apo negociatë, kjo nuk do të thotë dorëzim apo tërheqje, por përkundrazi, synimi është të sigurohen të drejtat e kombit iranian dhe të mbrohen fuqishëm interesat kombëtare”, tha Pezeshkian në një deklaratë të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Irani “nuk do të përkulet kurrë para armikut”, u zotua ai gjatë një takimi të grupit të punës për rindërtimin e dëmeve të shkaktuara gjatë luftës SHBA-Izrael.

Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme kundër Iranit më 28 shkurt, duke shkaktuar kundërpërgjigje nga Teherani ndaj Izraelit, si dhe ndaj aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik, së bashku me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.

Një armëpushim hyri në fuqi më 8 prill përmes ndërmjetësimit pakistanez, por bisedimet në Islamabad nuk arritën të prodhonin një marrëveshje të qëndrueshme. Armëpushimi më pas u zgjat nga Donald Trump pa një afat të caktuar, duke hapur rrugën për diplomaci drejt një zgjidhjeje të përhershme të luftës.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit