Pesë të vrarë nga të shtënat në një xhami në San Diego


E martë, 19 Maj 2026
Pesë të vrarë nga të shtënat në një xhami në San Diego

Pesë persona humbën jetën pas të shtënave në një xhami në San Diego të Kalifornisë, ndërsa autoritetet amerikane po e hetojnë rastin si një krim të mundshëm nga urrejtja.

Sipas policisë, dy adoleshentë të armatosur hapën zjarr të hënën në Qendrën Islame në Clairemont, duke vrarë tre burra. Pas sulmit, dy të dyshuarit dyshohet se kanë vrarë veten.

Shefi i policisë së San Diegos, Scott Wahl, tha se mes viktimave është edhe një rojtar i xhamisë.

Qendra Islame në Clairemont konsiderohet xhamia më e madhe në qarkun e San Diegos dhe ndodhet në një zonë banimi dhe tregtare të qytetit.

Policia vazhdon hetimet për motivet e sulmit. /mesazhi


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit