E dhimbshme: 56 vjeçari gjendet pa shenja jete në një fshat të Skenderajt


E martë, 19 Maj 2026
E dhimbshme: 56 vjeçari gjendet pa shenja jete në një fshat të Skenderajt

Një person është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së sotme në një fshat të Skenderajt, ndërsa policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 12:40 është pranuar informacioni se një person dyshohej të ishte pa shenja jete afër vendbanimit të tij.

“Menjëherë pas pranimit të njoftimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa është njoftuar edhe ekipi emergjent i QKMF-së në Skenderaj. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e personit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë kompetente hetimore, ndërsa hetuesit policorë, me autorizim të prokurorit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Pas përfundimit të procedurave hetimore në vendin e ngjarjes, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës mashkull, 56 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Sipas rrethanave të konstatuara në vendin e ngjarjes, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen””, thuhet në këtë njoftim të organeve të rendit transmeton Klankosova.tv.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit