E martë, 19 Maj 2026

Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqire e Samitit “Bërdo-Brioni” në tetor, raporton Anadolu.
Presidentja sllovene, Natasha Pirc Musar njoftoi se Samiti i Procesit “Bërdo-Brioni” do të mbahet në Maqedoninë e Veriut në tetor.
Duke folur për samitin që duhej të mbahej në ishujt Brioni por u anulua për shkak të mosmarrëveshjeve midis Serbisë dhe Kroacisë, ajo tha se është e rëndësishme për të gjithë që samiti të vazhdojë.
“Pra, kjo është vërtet e rëndësishme, edhe Kosova edhe Serbia janë këtu. Edhe një herë falënderoj vërtet presidenten e Maqedonisë së Veriut që do ta organizojë këtë proces”, shtoi Pirc Musar.
Procesi “Bërdo-Brioni” është një iniciativë rajonale e nisur nga Sllovenia dhe Kroacia në vitin 2013, ndërsa pjesë e tij janë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Iniciativa u quajt Procesi “Bërdo-Brioni” sipas dy lokacioneve – Bërdo afër Kranjit në Slloveni dhe ishujt Brioni në Kroaci, të cilat janë simbol i pajtimit dhe diplomacisë.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
