Nëndetësja turke “TCG SAKARYA” viziton portin e Durrësit


E martë, 11 Nëntor 2014

Durrës – Në zbatim të programit të bashkëpunimit me Republikën e Turqisë ka mbërritur për një vizitë portuale në vendin tonë, nëndetësja e Flotës turke “TCG SAKARYA”. Qëllimi i kësaj vizite është njohja me zhvillimet e Forcës Detare shqiptare dhe forcimi i bashkëpunimit midis dy vendeve tona, si vende partnere të NATO.

Në mesditë, nëndetësen turke e ka vizituar shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo, zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Dritan Hila, ambasadori i Republikës së Turqisë në vendin tonë, z. Hidayet Bayraktar, komandanti i Forcës Detare, gjeneral brigade Qemal Shkurti, kapiteni i Portit të Durrësit, z. Admir Sulaj, etj

Më pas ushtarakët turq kryen vizita në Bashkinë e Durrësit, ku u pritën nga kryetari i saj . Vangjush Dako, në Prefekturën e qytetit, ku u pritën nga prefekti, z. Roland Xhelilaj dhe qarkun e rrethit Durrës, ku u pritën nga kryetari i këtij Qarku, z. Alfred Mullaj. Gjatë këtyre takimeve u nënvizua tradita miqësorë midis dy popujve tanë, fushat e bashkëpunimit midis dy vendeve veç atij ushtarak dhe thellimi i këtij bashkëpunimi në turizëm, ku mundësitë janë më të mëdha.

Më datën 11 nëntor ekuipazhi i anijes turke do kryejë vizita të ndryshme historiko-kulturore në qytetin e Durrësit dhe Krujës dhe aktivitete të përbashkëta me personelin e Forcës Detare. Paraditen e datës 12 nëntor nëndetësja turke “TCG SAKARYA” do të largohet nga porti i Durrësit.

Të fundit