E diel, 30 Nëntor 2014
Ankara – Në kryeqytetin e Republikës së Turqisë këtë vit 102 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë u festua me shumë entuziazëm, kjo si rrjedhojë edhe e hapjes së Qendrës Kulturore Shqiptare. Qendra Kulturore Shqiptare “Shemsettin Sami Frashëri” mban emrin e rilindasit të shquar Sami Frashëri. Qendra hapi dyert për vizitorë paraditen e 28 nëntorit. Projekti për hapjen e qendrës kulturore erdhi si rezultat i bashkërendimit të aktiviteteve diplomatike të dy ambasadave shqiptare në Ankara, Ambasadës së Republikës së Kosovës me ambasador z. Avni Spahiu dhe Ambasadës së Republikës së Shqipërisë me amasador z. Genci Muçaj.
Festa e Flamurit vazhdoi në mbrëmje në ambientet e hotel Hilton, organizuar nën patronazhin e z. Genci Muçaj, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Ankara./Prizren Post/