Vushtrriasi s’u bindet urdhrave, godet policin me veturë dhe ikë nga vendi i ngjarjes   


E hënë, 1 Qershor 2026
Vushtrriasi s’u bindet urdhrave, godet policin me veturë dhe ikë nga vendi i ngjarjes   

Policia e Kosovës po kërkon një person që dyshohet se pasi ka goditur zyrtarin policor me veturë, ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në Vushtrri, ku sipas raportit 24-orësh, i dyshuari nuk u është bindur urdhrave policor për ta ndalur veturën, me ç’rast edhe e ka goditur policin që ishte duke drejtuar komunikacionin.

Ky rast po hetohet si sulm ndaj personit zyrtar.

“Vushtrri, 31.05.2026 – 18:50. Është raportuar se derisa njësiti policor ishte në kryerje të detyrës zyrtare duke drejtuar komunikacionin, një i dyshuar me veturën e tij nuk ka respektuar urdhrin e zyrtarit policor dhe i njëjti ka ofenduar dhe ka goditur me veturë zyrtarin policor mashkull kosovar. Viktima nuk ka pësuar lëndime ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.”, thuhet në raport. /Klankosova.tv


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit