Turqia dënon fuqishëm zgjerimin e pushtimit izraelit në Liban


E hënë, 1 Qershor 2026
Turqia dënon fuqishëm zgjerimin e pushtimit izraelit në Liban

Turqia dënoi ashpër zgjerimin e pushtimit të Izraelit në Liban, duke thënë se ky veprim kërcënon stabilitetin rajonal dhe thellon krizën humanitare, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim, Ministria e Punëve të Jashtme tha se Izraeli po ndjek politika të ngjashme me ato që janë parë në vitin e dytë të “gjenocidit” në Gaza.

“Ne e dënojmë në termat më të fortë zgjerimin e pushtimit të Izraelit në Liban. Duket se qeveria Netanyahu, ashtu siç ka bërë në Gaza, synon t’i bëjë zonat që pushton në Liban të pabanueshme dhe t’i detyrojë libanezët në zhvendosje të përhershme”, thuhet në deklaratë.

“Përmes politikave të tij ekspansioniste dhe agresive, Izraeli po shënjestron përpjekjet për paqe dhe stabilitet në rajon dhe po përkeqëson më tej situatën humanitare”, theksohet më tej.

Deklarata i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të ndërmarrë hapa konkretë pa vonesë për të siguruar që Izraeli të ndalë sulmet dhe pushtimin në Liban.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit