E diel, 14 Qershor 2026

Është arrestuar shoferi i cili gjatë ditës së shtunë goditi një këmbësore në rrugën “Agim Ramadani” në Mitrovicë.
Sipas informacioneve të Policisë, 73-vjeçarja po vazhdon trajtimin në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Rr. Agim Ramadani, Mitrovicë. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
Burimi: klankosova
