E diel, 28 Qershor 2026

Policia e Kosovës ka arrestuar disa serbë gjatë përfundimit të manifestimit të “Vidovdanit” në Gazimestan.
Me këngë e lutje fetare ka përfunduar festa e serbëve në Gazimestan. Qindra serbë nga Kosova u mblodhën në shënimin e festës së ashtuquajtur “Vidovdan”.
Si shkak i mbledhjes së serbëve në Gazimestan, i cili ndodhet afër Obiliqit, u krijuan kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Serbët manifestimin e “Vidovdnatit” përpiqet ta shfrytëzojnë për të dhënë mesazhe nacionaliste edhe përmes veshjeve me mbishkrime të ndryshme.
Por, Policia e Kosovës tash e sa vite merr masa që një gjë e tillë të parandalohet.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
