E diel, 28 Qershor 2026

Buka e thekur është pjesë e pandashme e një ushqimi të shijshëm dhe të shëndetshëm.
Ajo shijon shumë nëse lyhet me vaj ulliri ose gjalpë.
Përbërësit
- 4 lugë e gjysmë çaji me gjalpë të butë,
- 1-2 thelbinj hudhër
- Gjysëm qepujke
- Një majë luge çaji me rigon
- Një majë luge çaji me spec të kuq pluhur
- Dy-tre feta bukë
Përgatitja
- Përzieni në një mikser gjalpin dhe erëzat dhe me të lyeni fetat e bukës,
- Vendosini ato në një letër pjekjeje dhe piqini në furrë për 10-15 minuta.
- Këto feta shërbejnë shumë mirë si antipastë për festa e gëzime familjare.
- Ato shërbejnë për të hapur por edhe për të shuar oreksin.
Pesë arsye të forta pse duhet të hani bukë të thekur
- Vlerat e bukës së thekur shkojnë përtej shijes së mirë të saj.
- Këto vlera shumëfishohen pikërisht gjatë thekjes.
Buka e thekur për diabetikët
- Buka e thekur ka dy vlera të mëdha për njerëzit që vuajnë nga diabeti.
- Ajo ul nivelin e indeksit të glicemisë dhe sasinë e yndyrnave tek buka.
Indeksi i glicemisë
- Normalisht, njerëzit që vuajnë nga diabeti, ose ata që përpiqen të bien në peshë, nuk duhet të konsumojnë bukë.
- Por gjatë thekjes, indeksi i glicemisë tek buka ulet.
- Kjo do të thotë se buka ka një efekt më të vogël tek niveli i sheqerit në gjak.
Yndyrnat
- Buka përmban një sasi të konsiderueshme yndyrnash.
- Të dhënat tregojnë se thekja ul përmbajtjen e yndyrnave të buka dhe e bën atë më të lehtë për organizmin.
Tretja
- Buka e thekur u vjen në ndihmë njerëzve që vuajnë nga problemet e tretjes.
- Buka e thekur, banania, orizi dhe salca e mollës janë produktet më të rekomanduara kundër diaresë.
Më shumë energji
- Buka e thekur është e pasur me niseshte, e cila ofron shumë energji.
- Kjo e fundit është e domosdoshme kur organizmi kërkon të përpunojë ushqyesit.
Të përzierat
- Kombinimi i një gote me qumësht dhe një fete bukë të thekur me pak gjalpë ose vaj krijon një trajtim efikas kundër të përzierave.
- Megjithatë, një trajtim i tillë nuk rekomandohet nëse jeni prekur nga virozat, sepse produktet e bulmetit nuk ndërveprojnë mirë në organizëm gjatë kësaj sëmundjeje.
- Buka më e shëndetshme që rekomandohet, është ajo e përgatitur me drithëra të plota.
- Një bukë e tillë është e pasur me ushqyes dhe vlerat e saj rriten gjatë thekjes.
Burimi: mesazhi
